Fondi për koncertin e Kanye West, aktivisti: Njerëzit po vdesin nëpër spitale për ilaçe
Aktivisti Arbër Lleshi ka reaguar gjatë protestës së 38-të për akordimin e një fondi prej 4 milionë eurosh për organizimin e koncertit të Kanye West në Tiranë.
“Sot e keni parë dhe dëgjuar që kryeministri ynë na paska dhënë 4 milionë euro nga fondi rezervë i shtetit shqiptar për një këngëtar, të cilit i janë ndaluar koncertet nëpër Europë për shkak të bindjeve të tij fashiste”, u shpreh ai.
Ai kritikoi përdorimin e fondeve publike për këtë aktivitet, duke e krahasuar me gjendjen në spitale, ku siç tha ai “në Shqipëri po vdesin njerëz sepse nuk ka pajisje dhe nuk ka ilaçe”.
Arbër Lleshi: Sot e keni parë dhe dëgjuar që kryeministri ynë na paska dhënë 4 milionë euro nga fondi rezervë i shtetit shqiptar për një këngëtar, të cilit i janë ndaluar koncertet nëpër Europë për shkak të bindjeve të tij fashiste.
Kanye West, një këngëtar, një nga këngët e të cilit titullohet “Rroftë Hitleri”, sot na del se do të marrë 4 milionë euro nga fondi rezervë i qeverisë shqiptare për të bërë një koncert dhe për të ndërtuar një skenë.
Kush janë këta që i çojnë 4 milionë euro një këngëtari fashist, kur në Shqipëri po vdesin njerëz nëpër spitale sepse nuk ka pajisje dhe nuk ka ilaçe? Si mundet? Ku jemi këtu?
Po ndodh...
Vulën që Edi Rama ia dha Sali Berishës, ia mori populli
ide
Protesta nuk ka nevojë për tutorë
Protesta dhe Njeriu i Divanit
Stop fyerjes së inteligjencës së shqiptarëve!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128