Gazetarja: Çështja e Ron Yeffet mund të prekë nivelet e larta të qeverisjes
Sipas Lalës, çështja është ende në fazat e para, ndërsa kontrollet janë kryer në disa adresa, përfshirë ato të Ardi Veliut, Arjeta Pucës, vetë Yeffet dhe zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme. Ajo bëri të ditur se hetimi po ndiqet nga kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho.
Gazetarja sqaroi se deri në momentin e deklaratës së saj, asnjë person nuk kishte marrë statusin e të pandehurit apo të personit nën hetim, ndaj përfundimet mbeten në dorë të hetuesve.
Lala vuri në fokus shumën prej 40 milionë eurosh që, sipas saj, një kompani ka përfituar nga buxheti i shtetit, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si janë dhënë fondet dhe rolin e ndërmjetësve të mundshëm.
Në këtë kontekst, ajo iu referua edhe pretendimeve të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i cili ka përmendur Ermal Nufin, ministrin e Mbrojtjes, si një ndërmjetës të mundshëm.
“Hetimi për Ron Yeffet sapo ka nisur. […] Nëse hetimi shkon deri në fund, rasti mund të prekë nivele shumë të larta të qeverisë shqiptare”, u shpreh Lala, duke nënvizuar se ecuria e hetimeve do të përcaktojë nëse dyshimet do të çojnë drejt personave të tjerë apo zyrtarëve të niveleve më të larta.
Po ndodh...
ide
Kush nuk është i shantazhueshëm dhe kujt mund ti besojmë
Ligji u miratua, tani sprova e sovranitetit!
Kur humori bëhet alibi dhe një përgjigje Filip Çakulit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
