Bordi i Spekullimit

Kush besonte se qeveria ngriti Bord për të mbrojtur qytetarët nga spekullimet me çmimet tani e ka marrë përgjigjen përfundimtare. Bordi i Transparencës është sot zyrtarisht institucioni më i diskretituar në vend. Dhe të marrësh këtë medalje në Shqipëri është shumë, por shumë e vështirë për shkak të konkurrencës së ashpër.
Fakti që shumë pika karburanti nëpër Shqipëri po mbajnë çmime më të ulëta se ato që cakton bordi është provë e pakundërshtueshme se aty vetëm interesat publike nuk janë mbrojtur. Arsyet se pse i dinë vetë ata.
Bordi u ngrit gjoja për të ndalur abuzimet e tregut. Por tregu na tregoi se abuzuesi më i madh është vetë bordi. Ky nuk është Bord i Transparencës, por Bordi i Spekullimit.
Një institucione antikushtetues nuk mund të prodhonte asnjë rezultat tjetër përveçse abuzimit. Dhe presioni për korrupsion ka qenë i lartë aty sepse janë shumë para në lojë. Sikur 2 lekë për litër më lartë bëjnë miliona euro nga pas. Tani Bordi duhet çmontuar dhe më pas hetuar urgjentisht.
Autoriteti i Konkurrencës duhet të vërë qeverinë nën hetim për kartel. Kontrolli i Lartë i Shtetit ose prokuroria duhet të bëjnë auditim të thelluar të të gjithë metodologjisë mbi të cilën janë përcaktuar çmimet e karburanteve prej 3 muajsh tashmë.
Kur të mbarojë e gjitha kjo, Autoriteti i Konkurrencës duhet të hetojë të gjithë hallkat e tregut të karburanteve për kufizime vertikale.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
