Engjëll Agaçi në Prokurori

Prokurori: Mirë se erdhe zoti Agaçi! Është kënaqësi e madhe që gjetët kohën për të ardhur tek ne dhe ndihemi me fat që po e mbyllim këtë javë me vizitën tuaj kaq të rëndësishme.
Agaçi: Kam ardhur për punë, nuk është vizitë qejfi.
Prokurori: E kuptoj shef Agaçi, por gjithsesi ndihemi të nderuar.
Agaçi: Paskeni shumë llafe ju prokurorët…
Prokurori: Ndjesë shef!
Agaçi: Le të nisim nga pyetjet…
Prokurori: Si urdhëron shef…
Agaçi: Ku jeni me hetimin e incineratorëve?
Prokurori: Siç e dini kjo është një çështje komplekse…
Agaçi: E di që është komplekse, andaj e sollëm këtu që t’i jepni drejtim. Pse kaq shumë vonesa për një çështje që është krejt e qartë? Emergjenca mjedisore përshpejtoi gjithçka, mjedisi sot është i pastër. E shikoni çfarë ndodh? Është njëlloj si të akuzohet Zelenski se pse nuk ndoqi procedurat në Parlament kur e sulmoi Rusia.
Prokurori: Ne nuk është se i mendojmë gjërat kaq thellë dhe për të qenë të sinqertë deri në fund, shikimi ynë është i kufizuar. Kemi lëvizur edhe ne por jo me shpejtësinë e duhur. Sikundër edhe e dini, ne zotin Bllako nuk e kemi më këtu…
Agaçi: Gjithsesi dikush do të përgjigjet për kohën që ka ndenjtur këtu.
Prokurori: Nuk e quajmë veten të pagabueshëm…
Agaçi: Kur do t’i mbyllni hetimet? Një investigim u bë në komisionin hetimor parlamentar. Pyetjet atje ishin shumë profesionale, por përgjigjet mbetën gjeniale.
Prokurori: Jemi mahnitur me përgjigjet, ato po studiojmë.
Agaçi: Po t’i kishit studiuar siç duhet, kjo çështje duhet të ishte mbyllur. Ju lutem ma shpjegoni, çfarë problemi ka? Aspekti ligjor është i kopsitur dhe interesi publik ka dominuar nga minuta e parë dhe deri në minutën që po flasim bashkarisht. Pra, zero shkelje, zero dëm, zero fajtorë. Besoj se edhe ju keni mbërritur në këtë përfundim, apo jo? Tri zero i mbani mend?
Prokurori: Nuk jemi kaq të qartë sa ju, por patjetër në këtë përfundim kemi arritur, pra… zero çështje.
Agaçi: Bravo! U bënë katër zero. Një ish ministër e keni bërë për spital, një ish deputet desh i latë fëmijët rrugëve, drejtësia e re për të cilën po lodhemi edhe sot e kësaj dite duhet të ketë parasysh mbi të gjitha interesin publik.
Prokurori: Po, po, atë e kemi! Interesi publik është bible jonë…
Agaçi: Çfarë keni menduar t’i thoni gazetarëve që po presin për lajmin?
Prokurori: Të jem i sinqertë thamë të konsultoheshim bashkë. Ata që vijnë këtu si rregull thonë: Pyesni prokurorët, por në rastin tuaj jeni ju që na pyesni ne dhe për këtë ndjehemi të nderuar.
Agaçi: Tani katër zero dolën këtu. Mendoni edhe për një të pestë dhe komunikoni vetë me median.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
