
SPAK të hetojë pazarin për vulën e PD dhe të tregojë se do një drejtësi të pakapur nga politika, provat dhe dëshmitë i ka!

Një nga plagët më të thella të shtetit shqiptar mbetet drejtësia e kapur. Për vite me radhë, sistemi gjyqësor ka qenë më shumë një vegël për pazare politike dhe mbrojtje të të korruptuarve sesa një mekanizëm i garantimit të drejtësisë.
Korrupsioni në drejtësi jo vetëm që ka prodhuar padrejtësi për qytetarët e zakonshëm, por ka nxitur dhe legjitimuar korrupsionin në qeveri e politikë, duke krijuar një rreth vicioz ku drejtësia ndëshkon sipas urdhrit politik dhe jo sipas ligjit.
Një rast flagrant që kërkon urgjentisht hetim serioz nga SPAK është ai i vulës së Partisë Demokratike. Nëse vërtet duam një gjyqësor që jep drejtësi dhe jo padrejtësi, ky proces nuk mund të mbetet pa transparencë. Dyshimet janë të shumta dhe të mbështetura me indicie konkrete, dhe nëse SPAK synon të tregojë se askush nuk është mbi ligjin, atëherë ky rast është një provë kyçe për besueshmërinë e tij.
Deklarata tronditëse e deputetit të PD-së, Ferdinand Xhaferri, ka nxjerrë në pah atë që shumë e kanë menduar në heshtje:
“Berisha të hapë krahun dhe të japë dorëheqjen dhe të lërë sulmet ndaj sistemit të drejtësisë. Sikur është i kapur nga Rama dhe do dalin ato mesazhet e shëmtuara që ka nisur në grup parlamentar e në kryesi të partisë para se të merrej vula dhe që u fshinë mas 10 minutash. Tregonte që e kishte bërë pazarin për vulën. Thoshte mbyllni gojën ndaj drejtësisë, tani për tani (sa të jepet vula), këtij sistemi drejtësie që e sulmon sot.”
Kjo deklaratë nuk është vetëm një thirrje për ndershmëri politike, por një alarm për drejtësinë shqiptare. Të fshehësh pazare politike pas sulmeve ndaj drejtësisë është mënyra më e shëmtuar për të shkatërruar shpresën e shqiptarëve te një sistem i drejtë.
Nga ana tjetër, rikthimi në skenën politike i disa prej figurave më të errëta të drejtësisë, si Gjin Gjoni apo Arben Ndoj, është një tjetër dëshmi e kapjes dhe riciklimit të korrupsionit institucional. Këta individë, që u përjashtuan nga sistemi për shkak të dështimit në vetting apo për shkak të lidhjeve me botën e krimit dhe aferave të errëta, sot dalin si “politikanë” për të mbrojtur veten dhe sistemin që i pasuroi në mënyrë të paligjshme.
Rasti i tyre tregon më qartë se kurrë se si drejtësia jo vetëm që ishte e kontrolluar nga politika, por ishte kthyer në një mjet për të ndërtuar karriera të korruptuara dhe për të penguar drejtësinë e vërtetë.
Nëse duam një Shqipëri normale, atëherë reforma në drejtësi nuk mund të mbetet gjysmake. SPAK duhet të hetojë pa kompromis, jo vetëm krimin dhe korrupsionin qeveritar, por edhe pazaret politike që i japin ngjyrë vendimeve të gjykatave. Vetëm kështu mund të ringjallet besimi te ligji dhe barazia para tij.
Një nga plagët më të thella të shtetit shqiptar mbetet drejtësia e kapur. Për vite me radhë, sistemi gjyqësor ka qenë më shumë një vegël për pazare politike dhe mbrojtje të të korruptuarve sesa një mekanizëm i garantimit të drejtësisë. Korrupsioni në drejtësi jo vetëm që ka prodhuar padrejtësi për qytetarët e zakonshëm, por ka nxitur dhe legjitimuar korrupsionin në qeveri e politikë, duke krijuar një rreth vicioz ku drejtësia ndëshkon sipas urdhrit politik dhe jo sipas ligjit.
Deklarata tronditëse e deputetit të PD-së, Ferdinand Xhaferri, ka nxjerrë në pah edhe shumë më shumë: Rama dhe Berisha janë bashkë jo vetëm në parlament, me interesa ekonomike, por edhe në planin antishqiptarë kundër drejtësisë së re dhe posaçërisht kundër SPAK dhe Gjykatës së Posaçme.
Kjo deklaratë nuk është vetëm një thirrje për demokratët dhe socialistët që shohin shfaqjen e shëmtuar të pazarit, Rama-Berisha, por një alarm për drejtësinë dhe demokracinë shqiptare. Të fshehësh pazare politike pas sulmeve ndaj drejtësisë është mënyra më e shëmtuar për të shkatërruar shpresën e shqiptarëve te një sistem i drejtë. SPAK nësë do të tregoj vërtet se drejtësia nuk kontrollohet nga politika, të hetoj menjëhere këtë pazar të turpshëm që është edhe dëshmi e aleancës kundër SPAK.
Nëse duam një Shqipëri normale, atëherë reforma në drejtësi nuk mund të mbetet gjysmake. SPAK duhet të hetojë pa kompromis, jo vetëm krimin dhe korrupsionin qeveritar, por edhe pazaret politike të cilat minojnë demokracinë dhe që i japin ngjyrë vendimeve të gjykatave. Vetëm kështu mund të ringjallet besimi te ligji dhe barazia para tij./Alfapress.al

Pazari Rama-Berisha, përballë Lulzim Bashës!
ide

Asnjëherë nuk ka qenë turp të thuash "jam nga Bathorja"!


Bonusi opozitar "Berisha" për Edi Ramën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128