Inceneratori i Tiranës u pa ndërtuar ka marr mbi 25 milion euro
Incineratori i Tiranës ende pa ndërtuar, ka marrë nga buxheti i shtetit mbi 25 milionë euro. Pra, koncesionari ka marrë mbi 20 përqind të kostos totale të projektit. Nga ana tjetër Kontrolli i Lartë i Shtetit në një raport paraprak për inceneratorin e Tiranës ka gjetur një sërë problematikash me këtë koncesion KLSH ka konstatuar se projekti ka rezultuar që në fillim i papërballueshëm për buxhetin e shtetit, ndërsa bashkisë Tiranë nga 2018 i janë dyfishuar kostot e pastrimit të qytetit, pikërisht për shkak të pagesave që ajo duhet t’u bënte inceneratorëve.
Bashkia Tiranë ka paguar për periudhën 2018-2020 rreth 3.2 miliardë lekë shtesë, krahas kostos së pastrimi prej 3.9 miliardë lekësh.
Prej vitit 2018 deri aktualisht, thekson KLSH, Bashkia Tirane dhe MIE janë duke paguar tarifën prej 29 euro/ton mbetje urbane për incenerimin e mbetjeve për një shërbim ende të pakryer, duke qene se inceneratori ende nuk është përfunduar si objekt industrial për djegien e mbetjeve urbane.
“Aktualisht çmimi i paguar 29 euro/ton nuk është çmimi real i shërbimit qe kryhet, pasi kjo tarifë përfshin edhe incenerimin e mbetjeve proces i cili nuk është kryer deri me sot.
Dhe më absurdia çdo qytetarë sot i paguan këto kosto por siç do ta parashtrojë edhe KLSH në raportin e publikuar nuk ka trajtuar dhe asgjësuar asnjë sasi mbetjesh të marra në dorëzim.
Por përtej vlerave të fryra, forma që kompania ka përfituar këtë koncesion nuk është kryer në përputhje me parimet e transparences dhe përcaktimet ligjore.
Janë shkaktuar vonesa të konsiderueshme ne afatin e fillimit dhe vijimit te punimeve te projektit, si pasoje e veprimeve dhe mos veprimeve si dhe shmangies nga detyrimet e përcaktuara ne kontrate si nga AK ashtu edhe nga Koncensionari”, thuhet në raportin e KLSH.
KLSH thekson se “për shërbimin e depozitimit dhe trajtimit të mbetjeve, vihet re se si pasojë e mos përfundimit të ndërtimit të impiantit të trajtimit të mbetjeve, Koncensionari ende sot nuk ka trajtuar dhe asgjësuar asnjë sasi mbetjesh të marra në dorëzim.
Pavarësisht mos kryerjes të procesit të trajtimit të mbetjeve, Bashkia Tiranë ka vijuar të kryejë pagesat e plota të tarifës për këtë shërbim”
Periudha nën auditim ka përfshirë vitet 2017 – 2020, te cilat përkojnë me kohen e studimit të koncesionit dhe lidhjes së kontratës e në vazhdim.
Komisioni Hetimor ka shkuar ditën e sotme në Sharr në vendin ku është përcaktuar për tu ndërtuar inceneratori. Jorida Tabaku hodhi akuza edhe ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se ka shtyrë marrjen e lejes për inceneratorin e Tiranës, por pagesat kryhen. Një kontratë koncesionare e firmosur në vitin 2017, por ende nuk ka një incenerator. Është thjeshtë dhe vetëm një landfill, i cili iu kushton taksapaguesve shqiptarë gati 10 milionë dollarë në vit. Nga ana tjetër, është vetë drejtori teknik, i cili pranon se nuk ka ende incenerator, pasi sipas tij është në fazë ndërtimi.
“Faza ndërtimore është 6 vjet, dhe ka nisur punimet nëntor 2020”-tha drejtori Teknik.
Një histori e pastër korrupsioni, abuzimi dhe grabitjeje, që deri më tani i ka kushtuar shqiptarëve plot 72 milionë euro nga buxheti i shtetit dhe pritet ta rëndojë atë shumë më tepër në të ardhmen, është ajo e tre djegësve të plehrave në Elbasan, Fier dhe Tiranë. Të tre projektet e njohur me emrin famëkeq, inceneratorë, kanë lindur nga hiçi pasi qeveria shqiptare nuk kishte në planet e saj afatgjata asgjësimin e plehrave përmes djegies. Por ka mjaftuar krijimi i një grupi okult biznesmenësh, të cilët me oferta të pa kërkuara, pa kapital dhe pa përvojë, të marrin papritmas këtë minierë të ardhurash.
Kujtojmë se SPAK ka arrestuar ish-Ministrin e Mjedisit Lefter Koka. Afera e inceneratorëve ka nisur në vitin 2014. Pra, histori fillon në Elbasan me 22 milionë euro, shkon në Fier me 28 milionë euro, për të ardhur më pas në Tiranë, me një kontratë fillestare prej 128 milionë euro. Bëhet fjalë, për disa qindra milion euro, ku ndërlidhen të njëjtët emra, të njëjtët personazhe, por me emra kompanish të ndryshme, të cilat fillojnë në Tiranë, përfundojnë në Maltë dhe në Hollandë. Stela Gugallja, pronarja e inceneratorit të Elbasanit dhe Klodian Zoto, janë shpallur në kërkim ndërkombëtar. Stela Gugallja është pronarja e kompanisë ‘Albtek Energy’, ndërsa Klodian Zoto, pronar i kompanisë ‘Integrated Technology Services’. Ata vijojnë të jenë në kërkim në kuadër të hetimeve për koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.Mbi të dyshuarit rëndojnë akuzat e korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe të pastrimit të parave.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Cikli: Punët për Shqipërinë! Çfarë na provoi koha për Air Albania?
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128