Çfarë ndodh me organizmin kur konsumojmë shegë...

Lëngu i shegës është më i preferuari në botë dhe ndikon shumë në moszhvillimin e masave tumorale. Profesori dhe doktori i shkencave bujqësore, Zef Gjeta, ka treguar vetitë kuruese e shegës dhe se çfarë i ndodh organizmit kur hani një frut të tillë.
“Shegët kanë mjaft vitamina, duke filluar nga vitamina A, vitamina B dhe shumë vitaminë C. Ndërkohë që është një frut që ka shumë sheqerna, karbohidrate, pra shumë të tërheqshme për organizmin. Nga ana tjetër ka proteina dhe enzima, të cilat ndikojnë shumë pozitivisht në një mirëfunksionim të trupit tonë.
Mirëpo, shega ka edhe veti më të avancuar në këtë drejtim. Lëngu i shegës kushdo që mund të klikojë në Google për të kërkuar informacion për të, do të shikojë që lëngu i shegës është më i preferuari në botë.
Pikërisht për këto vlera që mbart dhe që trasmeton te njerëzit që e konsumojnë. Edhe ka rezultuar nga studimet e tre universiteve të pavarura, një në Gjermani, një në Amerikë dhe një në Izrael që konsumi i shegës, qoftë edhe i lëngut të shegës nga të sëmurët, ndikon shumë në moszhvillimin e masave tumorale.
Pra, shega dhe lëngu i saj nuk janë shërues, që të pastrojnë trupin përfundimisht nga masat tumorale, por ndihmojnë shumë që këto masa të mos rriten. Pra, nga të gjitha pikëpamjet si nga trupi i shëndetshëm dhe nga trupi i sëmurë rekomandohet që ky frut të konsumohet.”, tha ndër të tjera eksperti./abcnews.al
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


