Filmat e komunizmit/ Nga reklamimi i jetës në fshat tek damkosjet e përçmimet e kundërshtarëve

14 Prill 2024, 16:32 / JETË ALFA PRESS

Filmat e komunizmit/ Nga reklamimi i jetës në fshat tek damkosjet e
Filmat e shfaqur në kohën e komunizmit kanë pasur jo pak kritika pas ardhjes së demokracisë.
Qartazi ashtu si në çdo fushë, sistemi komunist kishte krijuar një censurë dhe propagandë në favorin e tij dhe në art.

Në filmat shqiptarë pothuajse është e pranishme fjala "parti, komunist, proletar, partizan, etj...".

Po ashtu jeta shfaqej si një oaz lumturie ku partia punon për popullin dhe ky i fundit e beson atë verbërisht.

Në disa raste trajtohet dhe ajo që quhet lufta e klasave, ata që sistemi i kishte vrarë dhe internuar, trajtoheshin dhe në filma si armiq dhe sabotatorë.
Pra ashtu si në çdo fushë të jetës edhe në art, veçanërisht në film, çdo gjë bëhej dhe dilte në publik në shërbim të partisë.

Le të njihemi me disa prej filmave më të njohur të periudhës së komunizmit që kanë patur dhe shikueshmëri të lartë

1.Zonja nga qyteti, numëron më shumë shikime dhe në Youtube rreth 3.7 milion shikime, trajton jetën e fshtatit dhe jep një shembull ku njerëz nga qyteti duhet të shkojnë të punojnë në fshat.

2.Një shoqe nga fshati, vazhdimi i filmit "Zonja nga qyteti".

3.Prefekti, një film mjaft i njohur ku bëri bujë sepse i gjithë filmi ishte ironi për personazhin "Qazim Mulleti", një armik i regjimit. Në këtë film u përdor jo vetëm emri i tij, por dhe emrat e familjarëve të tij si personazhe. Një hakmarrje kjo e egër ndaj një personazhi që para ardhjes së komunizmit kishte mbajtur detyra të larta.

4.Vendimi, në këtë film trajtohet lufta mes Italianëve dhe komunistëve. Ajo që bie në sy është trajtimi i Enver Hoxhës si udhëheqës i PKSH prej fillimeve, gjë që sipas fakteve historike nuk rezulton e tillë. Pra në filma tentohej dhe manipulimi dhe tjetërsimi i historisë, për ta kthyer në instrument të sistemit të përdorur sipas mënyrës së tyre.

5.Besa e kuqe është një film shqiptar i prodhuar në vitin 1982.
Trajton historinë e pesë Heronjve të Vigut të cilët u vranë në një betejë të ashpër gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.
Në film ata tradhtohen nga ata që i quanin ballistë apo bajraktarë.

Filma si Fije që priten, Ilegalët, Duel i heshtur, Vitet e para, Përballimi, etj; japin të theksuar rolin e Amerikanëve, Anglezëve ose agjenturave të tjera të huaja, pothuajse komplet një ide për t’i goditur ose për të krijuar një perceptim të keq për ta.

Po ashtu dhe shumë filma të tjerë kështu trajtoheshin kundërshtarët e tyre politikë të viteve 39-44.

Filma të tjerë si; Mëngjeze lufte, Itendeti, Militanti, Njeriu me Top, Njeriu i mirë, Asgjë nuk harrohet, etj, mbajnë këtë qëndrim madje trajtojnë me përçmim dhe tallje ndaj personazheve dhe atyre që rreshtoheshin me Ballin Kombëtar.
Kjo skemë e ndërtuar dhe në diskursin politik ishte krijuar si një realitet dhe në art.

Ka raste kur armiqtë përmenden me emra të përafërt ose të njëjtë. Një rast është ai i emrit të Sali Protopapës, i përdorur në kontekst komplet negativ në filmin “I teti në bronx”.

Më e habitshmja ndodh tek filmi; Në emër të lirisë, ku një nënë strehon një partizan grek, mirpo djali i saj kishte shkuar me Gjermanët dhe ajo thotë se nuk e konsideron më si djal të sajin dhe këtë ja thotë partizanit grek që strehonte.
Sikur për një moment ta mendosh si reale sigurisht për këdo do dukej e pabesueshme.

Në një rast tjetër tregohen ku fëmijët arrijnë të vejnë në lojë disa ballistë, kjo për t’i nxjerrë ata naivë përpara popullit.

Po ashtu tregohet se të jesh partizan, është gjëja më ideale që mund të bësh për atdheun, duke thënë se dalja në male bëhej për ideale të larta dhe pse pas ikjes së Gjermanëve, u kthye në tërësisht politike.

Pothuajse në pjesën më të madhe ku filmat paraqisnin institucione apo zyra, kamera bënte një fokus tek fotografia e Enver Hoxhës.
Në filmin “Në fillim të verës”, ai merr emrin shoku Shpati, dhe përshkruhet si njeriu që jep udhëzimet kryesore.

Jeta e fshatit

Në filmat shqiptarë jeta e fshatit jepet plot gjallëri dhe në një harmoni të plotë. Sot kur sheh një film shqiptar për mënyrën sesi jepet “fshati”, duket si komuniteti ku çdo gjë funksionon në mënyrë perfekte, ku secili kryen detyrat e përcaktuara, me përkushtim dhe pa devijanca nga linjat e partisë, madje mesazhi jepet që kush i thyen parimet merr një dënim jo të paktë.

Tek filmi “Beni ecën vetë”, reklamohet ideja se është më mirë të jetohet në fshat.

Tematikat sociale trajtoheshin me mesazhe për armiqtë, kjo për të treguar triumfin mbi ta, por dhe për të ju bërë atyre një paralajmërim.

Në disa raste ka patur dhe kërkesa që filmat shqiptarë me ideologji të hiqen, sepse mund të ndikojnë në pasqyrimin e një realiteti i cili ka qënë i ndryshëm nga ai që është dashur të transmetohet. /Alfapress.al

 

Po ndodh...

ide