Konferenca e Pezës, konteksti politik dhe rëndësia historike/ Emrat nismëtarë dhe rrymat politike
Mbledhja e Pezës, apo siç u quajt nga Enver Hoxha dhe historiografia komuniste Konferenca e Pezës, ishte një mbledhje e cila pati për qëllim organizimin e forcave të ndryshme politike në një luftë të përbashkët kundër Italisë fashiste.
Mbledhja u mbajt në fshatin Pezë, pak kilometra larg nga Tirana, në të ashtuquajturën zona e Pezë-Helmësit.
Në mbledhjen e 16 shtatorit 1942 morën pjesë disa përkrahës të Mit'hat Frashërit që përfaqësonin rrymën që më vonë krijoi Ballin Kombëtar, Abaz Kupi që vijonte porosinë e Mbretit Zog dhe britanikëve për luftë të përbashkët kundër pushtuesit, individë si Ndoc Çoba, etj.
Mbledhja ishte planifikuar më 14 shtator, nisi me dy ditë vonesë në shtëpinë e Myslym Pezës.
Emrat e të pranishëmve u thirrën nga Ymer Dishnica:
Abaz Kupi, përfaqësues i çetave nacionaliste.
Ndoc Çoba, përfaqësues i katolicizmit nacionalist.
Kamber Qafmolla, përfaqësues i xhandarmerisë, nacionalist.
Ramazan Jarani, përfaqësues i intelektualëve nacionalistë.
Halim Begeja, përfaqësues i rinisë nacionaliste.
Ismail Petrela, përfaqësues i rinisë nacionaliste.
Koço Tashko, përfaqësues i Partisë Komuniste.
Enver Hoxha, përfaqësues i PK.
Nako Spiru, përfaqësues i rinisë komuniste.
Baba Mustafa Xhani, përfaqësues i çetave bektashie.
Nexhmije Xhuglini, përfaqësuese e grave komuniste.
Ramadan Çitaku, përfaqësues i PK.
Myslim Peza, përfaqësues i çetave komuniste.
Muharrem Butka, përfaqësues i çetave komuniste të Korçës.
Mustafa Gjinishi, pa votë, sekretar i mbledhjes - komunist.
Mustafa Kaçaçi, dëgjues, komunist.
Në mbledhje foli E. Hoxha, ai ftoi në kryesi K. Qafmollën, A. Kupin dhe N. Çobën. Dishnica foli për gjendjen politike, akuzoi nacionalistët dhe vlerësoi Bashkimin Sovjetik. Nacionalisti R. Jarani tha se komunistët nuk e pranonin Shqipërinë etnike, ndërsa mjaft prej tyre veshën rrobën e zezë të fashizmit. Gjakrat u nxehën dhe mbledhja u ndërpre, shkuan të gjithë të flenin
Konteksti politik
Organizimi i Konferencës së Pezës ka qenë një mendin mjaft i pjekur dhe në përputhje me interesat kombëtare të kohës i të gjitha forcave politike në vend gjatë vitit 1942. Ideja e organizimit të konferencës është nismë e të gjithë patriotëve shqiptar pa dhe me parti.
Ata organizuan lëvizjen dhe bashkëbisedimin ndërmjet tyre dhe me forcat politike të vendit.
Nacionalistët shqiptarë donin të organizoheshin të gjitha forcat e vendit, për shporrjen e pushtuesit të huaj nga vendi dhe vendosjen e një regjimi demokratik në Shqipëri.
Në Konferencën e Pezëskanë qenë ftuar të merrnin pjesë përfaqësues të të gjitha forcave politike të vendit.
Vendimet
1- Krijimin e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, ku do të bënin pjesë antifashistë pa dallim feje, krahine dhe ideje.
2- Mobilizimin e popullit në luftë kundër pushtuesve fashistë.
3- Ngritjen e Këshillave Nacionalçlirimtarë në të gjithë vendin.
4- Rreshtimin e Shqipërisë përkrah koalicionit antifashist anglo-sovjeto-amerikan.
5- Krijimin e një Shqipërie të lirë, të pavarur e demokratike pas lufte.
Sa për çështjen e rikthimit të mbretit Zog, u vendos që vendimi të merrej pas lufte, nga vetë populli shqiptar. Lidhur me çështjen e Kosovës, u arrit në përfundimin që ajo të zgjidhej pas luftës, duke u mbështetur në të drejtën e vetëvendosjes.
Në fund të punimeve konferenca zgjodhi Këshillin e Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, me kryetar Kamber Qafmollën, sekretar Mustafa Gjinishin dhe anëtarë Ndoc Çobën, Myslim Pezën, Abaz Kupin, Enver Hoxhën dhe Ymer Dishnicën. Historiani Kadri Dingu thotë se Kamber Qafmolla u zgjodh kryetar në mungesë, dhe se nuk mori pjesë në asnjë mbledhje të Këshillit. Më vonë ai u tërhoq, duke e justifikuar këtë me arsye shëndetësore. /Alfapress.al
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
O Sali, o hero, Edi Rama ty të do...
Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
Alter ego e udhëheqësve të Shqipërisë: Banditi
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128