Restaurimi i Muzeut Etnografik të Krujës, do iu flasë vizitorëve edhe përmes teknologjisë

Në Muzeun Etnografik në Krujë vijon puna për restaurimin e tij, me qëllim arritjen e objektivit për hapjen tetorin e ardhshëm.
Muzeu është një nga disa objekte të trashëgimisë kulturore që po restaurohen në kuadër të projektit EU4Culture, financuar nga BE dhe zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Kulturës.
Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore bën të ditur se “ndërtesa e Muzeut Etnografik të Krujës po i nënshtrohet ndërhyrjeve restauruese, procesit të muzealizimit dhe përmirësimit të ekspozimit të artefakteve”.
“Specialistë të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore inspektuan nga afër ecurinë e punimeve, të cilat kanë për qëllim restaurimin dhe konservimin e të gjithë strukturës dhe elementëve të saj dekorativë, përmirësimin e sistemit elektrik, hidraulik, sistemin e survejimit dhe mbrojtjes nga zjarri. Shumë shpejt ky muze do të mund t’iu flasë vizitorëve jo vetëm me artefakte por edhe nëpërmjet gjuhës së teknologjisë”, shprehet IKTK në një postim në rrjetet sociale.
Muzeu Etnografik i Krujës ndodhet brenda kalasë së Krujës. Ky muzeum është ngritur në shtëpinë e familjes së Toptanëve, e cila është një ndërtesë e tipit “çardak” e vitit 1764.
Banesa është monument kulture i kategorisë I. Në mjediset e brendshme, si edhe objektet e paraqitura në mjediset e jashtme, jepet një pamje e plotë i zejeve të ushtruara në Krujë dhe në të gjithë Shqipërinë, si edhe i mënyrës së jetesës duke filluar që 300 vjet përpara.
Plot 90% e objekteve të këtij muzeu janë origjinale dhe 100 % janë funksionale. Në të gjejmë objekte prej qeramike, druri, guri, hekuri, pambuku, mëndafshi, leshi, qëndisma të ndryshme të ekspozuara me finesë. Mosha e këtyre objekteve varion nga 60-70 deri në 500-vjeçare. Muzeu Kombëtar Etnografik i Krujës u përurua më 20 nëntor 1989./ata
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128