Shtohen llogaritë e rreme në Twitter, shkak modeli i ri i verifikimit

Përdorues të shumtë të Twitter mund të krijojnë llogari të rreme, edhe me emra të personave publikë, dhe nën rregullat e reja këto llogari do të verifikohen me sistemin e ri të prezantuar nga platforma.
Më parë, personazheve të famshëm, politikanëve, gazetarëve dhe figurave të tjera publike u kërkohej të siguronin prova të identifikimit përpara se të merrnin “tik-un blu” që tregon verifikimin e llogarisë.
Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, në fund të tetorit, ka blerë për 44 miliardë dollarë Twitter-in.
Vetëm një javë më vonë, më 5 nëntor, ai njoftoi se ka hequr nga puna gati gjysmën e punëtorëve të kësaj kompanie, me arsyetimin “nuk ka pasur zgjidhje tjetër”, sepse Twitter ka qenë duke humbur më shumë se 4 milionë dollarë në ditë.
Përdoruesit e Twitter nga tani mund t’i verifikojnë llogaritë e tyre nëse ata abonohen dhe paguajnë tetë dollarë në muaj.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
