Katër milionë euro për Kanye West/ Lleshi: Poshtërim i popullit shqiptar! Tela: Në Evropë i'a anulluan koncertet
Qeveria shqiptare ka paguar katër milionë euro nga fondi i emergjencës, pasi Kanye West dështoi të shiste biletat për koncertin e tij në Tiranë.
Aktivistja Arilda Lleshi, e quajti këtë një poshtërim për popullin shqiptar, ndërsa gazetari Andi Tela tha se koncertet e Kanye West, tashmë i njohur si Ye janë anullyar në Evropë.
Andi Tela: Ajo që ka ndodhur, qeveria ka vendosur që nga fondi rezervë të heqë 4.2 mln euro për të blerë bileta te koncerti i Kanye West. Do të dështonte pasi nuk ishin shitur biletat. Ka bërë akt normativ dhe thotë koncerti do të dështonte dhe do të japim këto para. Aty thuhet se organizatorët do të japin bileta falas për kategori të ndryshme njerëzish.
Arilda Lleshi: Është posthërimi që i bën popullit shqiptar. Njerëzit në spitale nuk kanë ilaçe. Arsimi nuk është i financuar. Ka shumë vende ku mund të shkonin ato para. Është goditja e parë që i bën atij populli protestues atje. Rama pretendon se është mik i Izraelit dhe pastaj bën përpjekje për të mbështetur koncertin e një anti semiti si Kanye West.
Andi Tela: Ai kishte parashikuar tur në Evropë, katër koncertet e tij u anulluan për shkak të polemikave që shkaktonin deklaratat e tij. Në maj u deklaruar se Kanyë West do të vijë në Shqipëri, u vendos në moment të fundit si shpëtim.
Në programin e mëparshëm të West parashikohej që të ishte në Britani por dështoi.
Parashikohej që të shiteshin në Shqipëri 60 mijë bileta por nuk u shitën. Qeveria tha do ti japim paratë që të mos turpërohet Shqipëria. Kur nuk shet biletat turpërohet Kanye West apo qeveria?
Po ndodh...
ide
Të dyzetat e një sistemi antikombëtar!
Protesta nuk ka nevojë për tutorë
Protesta dhe Njeriu i Divanit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128