"E qëlloi tre herë me çifte!"/ Klodiana Lala tregon detaje tronditëse nga vrasja e gruas në Shkodër
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për vrasjen e ndodhur në Shkodër ditën e sotme, ku Shqefen Ziçi vrau me çifte bashkëshorten.
Lala tha se vrasësi e ka qëlluar viktimën tre herë me çifte, ndërkohë që nuk dihet ende motivi por ka dyshime që lidhet me një telefonatë që bashkëshortja ka marrë.
Klodiana Lala: Çifti kishin dy fëmijë, por jetonin të vetëm. Pamë videon e ngjarjes, është tronditëse, e kryen krimin me gjakftohtësi, bën debat për një telefonatë që ajo ka marrë, për shkaqe xhelozie, merr armën e gjahut, kontrollon rrugën, pastaj qëllon tre herë me çifte në ambjentet e brendshme të banesës. Të thuash i çmendur e amnistojmë dhe i shpëton burgimit të përjetshëm. Nuk kanë dyshim të mërparshmë për dhunë në familje, kërkesë për urdhër mbrojtje, shqetësim te personat që i njihnin, njihej si një zonë e jashtëzakonshme. Për shkak të një telefonate e qëllin për vdekje me armë gjahu. I dyshuari nuk ka dhënë shpjegime. Po kqyret telefoni i viktimës.
Xhevahir Zhabina: Duket nga ato ngjarje që nuk ka patur probleme të theksuara ekonomike, apo problematika që mund të kenë çuar në këtë ngajrje të rëndë. Motivin ndoshta do të zbardhë dëshmia e ekzekutorit. Dukshëm është problem shoqëror, pasi nga ana hetimore është ngjarje e zbardhur, mbetet për të parë motivet. Dëshmia e personit të arrestuar, ai nuk ka qenë bashkëpunues me policinë, për të përcaktuar motivin.
Klodiana Lala: Flasim për emancipimin e gruas, faktin që nuk mund të konsiderohet pronë. Janë bërë disa ndryshime ligjore, por vijon vrasja e grave. Është fenomen i rëndë, plagë e rëndë e shoqërisë. Ka nisur 2026 me vrasje në Vlorë. Përsëritet i njëjti cikël dhe shifrat janë alarmante, për dhunën në familje, dhunën ndaj gruas, vrasja brenda familjes ku viktimat janë vajzat dhe gratë.
Po ndodh...
ide
Të dyzetat e një sistemi antikombëtar!
Protesta nuk ka nevojë për tutorë
Protesta dhe Njeriu i Divanit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128