Mbyllet dita e 40-të e protestës masive/ Nga aksioni para Kryeministrisë te marshimi nëpër Tiranë, qytetarët mesazh të prerë Ramës: Rezistenca nuk ndalet!
Ka përfunduar protesta e sotme qytetare në kryeqytet, e cila shënoi ditën e 40-të të tubimeve radhazi dhe masive kundër pushtetit dhe kryeministrit Edi Rama. Revolta e sotme nisi fillimisht me grumbullimin e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, nga ku nisi edhe marshimi i madh drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për t’u ndalur përpara godinës së Kryeministrisë.
Me pankarta në duar, simbolet e flamingove dhe thirrje të forta antisistem, qytetarët dhe aktivistët ndezën atmosferën në rrugët e Tiranës.
Kjo ditë u karakterizua nga fjalime të ashpra dhe aksione plot ironi, ku të rinjtë protestues vendosën pjata me hallvë para Kryeministrisë si simbolikë për “vdekjen politike” të regjimit.
Gjatë tubimit, aktivistët denoncuan skandalin e fundit të alokimit të 4 milionë eurove për koncertin e Kanye West, lëvizjet e policisë ndaj qytetarëve që u lënë “reviews” me një yll hoteleve, si dhe i dërguan një mesazh të prerë partive politike për të mbajtur duart larg nga autorësia e kësaj proteste.
Pasi përfunduan fjalimet, tubimi u zhvendos në një marshim masiv që përshkoi akset kryesore të kryeqytetit, përfshirë zonën e 9-katësheve, Bulevardin “Zogu i Parë”, rrugën “Fortuzi” dhe rrugën e Durrësit, nën koret e pandërprera “Rama jep doreheqjen” dhe “Ju erdhi fundi”.
Po ndodh...
ide
Të dyzetat e një sistemi antikombëtar!
Protesta nuk ka nevojë për tutorë
Protesta dhe Njeriu i Divanit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128