Rubio i dërgon kabllogram ambasadës amerikane në Tiranë: Duam informacione për grupet e ekstremit të majtë
Departamenti i Shtetit u ka dërguar kabllogram diplomatik më shumë se 20 ambasadave amerikane, mes tyre edhe asaj në Tiranë, për të mbledhur të dhëna mbi grupet e ekstremit të majtë.
Sipas Washington Post, Departamenti Amerikan i Shtetit u ka dërguar një kabllogram diplomatik më shumë se 20 ambasadave amerikane në botë, përfshirë edhe Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, duke kërkuar informacion mbi grupet e ekstremit të majtë.
Gazeta shkruan se kabllogrami është dërguar në mesin e muajit qershor dhe u është adresuar ambasadave amerikane në disa vende, “nga Argjentina dhe Meksika deri në Itali dhe Shqipëri”.
Raportimi vjen në një kohë kur Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka ftuar ministra të lartë nga më shumë se 60 vende në një takim në Uashington, të fokusuar te ajo që administrata Trump e cilëson si “ringjallje të terrorizmit transnacional të ekstremit të majtë”.
Po ndodh...
ide
Të dyzetat e një sistemi antikombëtar!
Protesta nuk ka nevojë për tutorë
Protesta dhe Njeriu i Divanit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128