Katastrofë misterioze në Poloni dhe Gjermani, lumenjtë mbushen me peshq të ngordhur

17 Gusht 2022, 11:16 / KOSOVA ALFA PRESS

Katastrofë misterioze në Poloni dhe Gjermani, lumenjtë mbushen me

Polonia është tronditur nga një ngjarje e pazakontë në lumin Oder i cili është mbushur në mënyrë të papritur me peshq që ngordhur.

Shkencëtarët nuk kanë ende një përgjigje për këtë katastrofën e cila dyshohet se ka ardhur nga hedhja e kimikateve në ujë.
Shkencëtarët polakë janë shprehur se në ujin e lumit që kalon në të dyja vendet, është gjurmuar nivel i lartë kripe, ndërkohë që në bashkitë gjermane është ndaluar larja dhe peshkimi në lumë.

Pala gjermane dyshon se kemi të bëjmë me ndotje kimike, fillimisht u dyshua për mërkur dhe lidhur me këtë hamendësim, pala polake ka ofruar shpërblim 210 000 euro për këdo që ndihmon për të gjetur përgjegjësit. Lidhur me këtë situatë, kryeministri polak, Mateusz Morawiecki ka shkarkuar nga detyra drejtorin Ekzekutiv të Ujërave Polake, një kompani shtetërore që ka përgjegjësi për menaxhimin e ujërave dhe kreun e inspektoriatit për mbrojtjen mjedisore.

Në Poloni ngordhja në masë u raportua më 26 korrik në Wroclaë, kurse pala gjermane erdhi në dijeni vetëm në javën e dytë të gushtit.

 

Po ndodh...