Albin Kurti zbulon emrat e ministrave të qeverisë së re

11 Shkurt 2026, 23:07 / KOSOVA ALFA PRESS
Albin Kurti zbulon emrat e ministrave të qeverisë së re

I mandatuari për formimin e qeverisë së re, Albin Kurti, prezantoi në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit emrat e kabinetit të ri, raporton A2CNN. Ish-kreu i Kuvendit Glauk Konjufca do të jetë zv.kryeministër i parë dhe ministër i Jashtëm dhe Diasporës.

Kurti ka premtuar se në katër vjetët e ardhshme të qeverisjes së tij do të investojnë 1 miliard euro në mbrojtje. “Në katër vitet e ardhshme do të forcojmë aleancat, do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje, do të rekrutojmë ushtarë të rinj, do të shumëfishojmë numrin e oficerëve, do ta funksionalizojmë fabrikën e municionit, do ta zhvillojmë industrinë ushtarake të Kosovës dhe do të prodhojmë dronët luftarakë Made in Kosova”, ka premtuar Kurti.

Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca,

Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë, Donika Gërvalla,

Zëvendëskryeministër i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim, Fikrim Damka,

Ministër i Financave dhe Ekonomisë, Hekuran Murati,

Ministër për punë familje dhe vlera të luftës së UÇK-së, Andin Hoti,

Ministër i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci,

Ministër i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,

Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit, Lulëzon Jagxhiu,

Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia,

Ministër i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku,

Ministër i Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci,

Ministër i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani,

Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi,

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli,

Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja,

Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha,

Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane, Mimoza Kusari,

Ministre e Energjisë dhe Minierave, Artane Rizvanolli,

Ministër për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq,

Ministër për Zhvillim Rajonal, Rasim Demiri.

Po ndodh...

ide