Asnjë fluturim mbi qiellin e Londrës, Britania përcjell sot Mbretëreshën

Për arsye sigurie mbi qiellin e Londrës nuk do të ketë asnjë fluturim, teksa zhvillohet ceremonia e përcjelljes së Mbretëreshës Elizabeth.
Mediat britanike raportojnë se Scotland Yard ka instaluar pajisje të fshehura të teknologjisë së lartë që do të zbulojnë dronët që përpiqen t’i afrohen vendit ku miliona britanikë dhe të huaj janë mbledhur për të shoqëruar mbretëreshën Elizabeth në banesën e saj të fundit. Autoritetet britanike janë në gatishmëri të lartë pas frikës së sulmeve terroriste apo protestave sporadike pasi, përveç morisë së njerëzve që janë dyndur në Londër për të nderuar monarken 96-vjeçare, janë edhe 500 krerë shtetesh dhe qeverish, si dhe anëtarë të familjeve mbretërore të vendeve të tjera.
Sipas “Daily Mail”, shërbimet sekrete britanike dhe autoritetet e sigurisë do të “krehin” vazhdimisht zonën më të gjerë të kryeqytetit britanik, por në të njëjtën kohë hapësira ajrore e vendit do të kontrollohet me pajisje speciale të teknologjisë më të fundit. Duke përdorur teknologjinë sekrete të bllokimit të dronëve, Scotland Yard do të vendosë një zonë ndalim-fluturimi mbi Londër për kohëzgjatjen e funeralit.
-
(Video) Vendoset busti në Kukës/ “Çunat e Londrës” nderojnë mbretëreshën
19 Shtator, 10:05 -
“Lamtumira e fundit’’, çfarë pritet të ndodhë sot në Angli?
19 Shtator, 08:48
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


