E lindur në Suedi nga prindër shqiptarë/ Kush ishte 33-vjeçarja që u vra para burrit dhe fëmijëve në Prishtinë

Kosova u tronditë ditën e sotme pasi një 33-vjeçare u qëllua për vdekje gjatë një grabitjeje me armë, në Prishtinë.
Viktima u identifikuar si Liridona Murseli, bashkëshortja e ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit, Naim Murselit. E reja ndodhej në makinë me bashkëshortin dhe fëmijët e tyre të mitur, kur disa persona të maskuar i ndaluan dhe duke i kërcënuar me armë u kërkuan t’u jepnin sendet me vlerë. Pasi i grabitën ata qëlluan me armë. Bashkëshorti i 33-vjeçares u largua nga makina me djemtë e tyre, por Liridona nuk mundi dhe mbeti e vrarë.
E reja ishte e lindur në Suedi, në provincën Bohuslan, nga një familje shqiptare. Për ngjarjen ka reaguar edhe anëtari i parlamentit suedez, Magnus Jacobsson, pasi raportohet se kishte njohje të afërta me familjen e 33-vjeçares.
Ai e ka përshkruar Liridonën si një vajzë fantastike, e cila ishte e mirë dhe punëtore, ndërsa shprehet i shokuar nga lajmi.
Ende nuk ka asnjë detaje mbi autorët e ngjarjes, teksa policia ka nisur hetimet.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
