FOTOT/ Ky është xhaxhai i burrit të Vjosa Osmanit që u vra nga polici në dasmë në Kosovë

Janë publikuar fotot e autorit Festim Ramadani dhe viktimës, Sadri Sadriu të krimit të rëndë të regjistruar mbrëmjen e kaluar në Kosovë
Ngjarja ndodhi në oborrin e një restoranti, gjatë një dasme në fshatin Bibaj në Ferizaj, ku polici qëlloi për vdekje me armë bashkëshortin e tezes së tij. Mësohet se viktima po martonte nipin.
Njëkohësisht mësohet se viktima Sadri Sadriu nga Lugina e Preshevës është xhaxhai i Prindon Sadriut, burrit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Ende mbetet mister arsyeja e vrasjes së Sadri Sadriut jashtë restorantit ku po zhvillohej dasma.
Efektivi raportohet se ishte jashtë orarit zyrtar në momentin kur e kreu krimin dhe pas vrasjes është vetëdorëzuar në polici.
Gjithashtu është arrestuar edhe një person tjetër, të cilit iu është caktuar edhe masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
Personi i ndaluar ngarkohet me veprën, bashkëkryerje në veprën penale vrasje e rëndë sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

