“Hakmarrjes së Serbisë do i përgjigjemi me ligj”/ Kurti raporton për “veriun”: Asnjë kthim pas për të respektuar kushtetutën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur për serbët e arrestuar, tha se janë ndaluar vetëm shtetasit e dhunshëm.
Policia e Kosovës po mbron institucionet nga milicia fashiste, tha Kurti gjatë raportimit në Kuvend për situatën në veri të Kosovës.
“Policia e Republikës natyrisht që i mbronte institucionet nga milicia fashishte. Arsyeja pse i kam përmendur emrat e tyre, sot janë gjashtë të arrestuar e 27 në arrati, kjo tregon se nuk e kemi me komunitetin serb, por personat e dhunshëm.
Ju garantoj se identifikimi dhe arrestimi i anëtarëve është bërë në përputhje të plotë me të drejtën penale të Kosovës. Policia e Republikës është njësia më e trajnuar pasi ajo është e trajnuar nga vendet mike, BE, SHBA e Mbretëria e Bashkuar. Policia e Republikës nuk bën gjueti shtrigash”.
Arrestimin e eksponentit të krimit, Milune Milenkoviç, e kam marrë vesh ashtu si ju, tha kryeministri para deputetëve.
“Unë, kryeministër i Kosovës e kam marr vesh si ju për arrestimin e eksponentit të krimit, Milune Milenkoviç. Mua më është krijuar përshtypja për përmasat që ka arrestimi i tij”.
Kurti foli për arrestimin e tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës nga njësitë e Serbisë.
“Pas arrestimi të Milenkoviç, që në fakt pasoi me sulme të organizuara ndaj policisë, ushtarëve të KFOR-it e gazetarëve. Serbia shënoi edhe një akt agresioni duke rrëmbyer tre policë tanë. Ata të maskuar pa targa thellë në territorin e Kosovës kryen këtë akt.
I pari është ai i njësive speciale antiterror – SAI dhe ai i formacionit i njësive ushtarake, KOBRA. Më lejoni të them që një akt i tillë është në varianti më të mirë një akt qyqar, pasi rrëmbeu tre policë iku me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe të gjithë policët nuk ishin për herë të parë aty. 16 rrugë ilegale që i kemi mbyllur, duhet të ketë policë që të mbikëqyrin, sepse në ato rrugë ka interes që edhe më tej kontrabanda të vazhdojë dhe do i kemi njësitet policore atje.
Këta policë nuk janë të pajisur për të mbrojtur kufirin, ata e kanë detyrë parësore luftimin e kontrabandës. Këta janë policë që ndalojnë një kamionë me gjëra ushqimore ose farmaceutike. Por Serbia i ka sjellë njësitet elite”.
Ne po presim të shohim sjelljen e Serbisë dhe faktorit ndërkombëtare, shtoi Kurti dhe theksoi se KFOR nuk duhet të heshtë.
“Vija kufitare është e përbashkët e KFOR-it dhe policisë. Kjo ndër të tjera për shkak të mandatit të tij dhe me marrëveshjen e Thaçit që pengon ushtrinë të shkojë në atë pjesë. Jemi në pritje të KFOR-it të marrë përgjegjësinë që të kthejë në Kosovë policinë dhe të mbajë përgjegjëse Serbinë.
Dje është shkelur neni 4 i marrëveshjes së Kumanovës, KFOR nuk duhet të jetë i heshtur ndaj një sulmi kidnapues, nëse KFOR e shndërron këtë heshtje dhe nënshtrim të heshtur në ligj që dihet publikisht të na e thotë hapur dhe të mohojë hapur një mision ndërkombëtar që ka”.
Kurti raportoi edhe për takimin me ambasadorët e QUINT-it.
“Policia do të punojë ditë e natë për t’i liruar policët. Kam pasur diskutime me Gabiel Escobar dhe Miroslav Lajcak e u takova me ambasadorët e QUIT i kemi informuar gjerë e gjatë për ditën e djeshme, tash kur po bëhen 30 orë, nuk e kemi deklaratën e KFOR-it kam shprehur protestën për mosreagim”.
Fakti që ndërkombëtarët kanë nisur mobilizimin për lirimin e tyre, lë të kuptohet se policët kanë qenë në territorin e Kosovës, sipas kryeministrit të Kosovës.
“Hakmarrjeve të tilla do u përgjigjemi me ligj e me rend. Asnjë kthim prapa as nënshtrim e as ndryshim të mendjes për të respektuar kushtetutën e vlerat evropianë të shtetit tonë të pavarur”.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
