Ish-deputetja që fitoi 2 herë e çmimin Oskar, ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare

15 Qershor 2023, 17:49 / KOSOVA ALFA PRESS

Ish-deputetja që fitoi 2 herë e çmimin Oskar, ndahet nga jeta

Aktorja Glenda Jackson e cila mbahet mend si aktorja që fitoi dy herë çmimin Oskar dhe po ashtu si deputetja e partisë Laburiste në Angli ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare.

Në një deklaratë të bërë këtë të enjte, agjenti i saj Lionel Larner tha: “Glenda Jackson, aktore dhe politikane dy herë fituese e çmimit Oscar, vdiq në mënyrë paqësore në shtëpinë e saj në Blackheath, Londër këtë mëngjes pas një sëmundjeje të shkurtër. Ajo ndërroi jetë me familjen e saj pranë.

Jackson u bë një yll ndërkombëtar në vitet 1970, duke fituar Oscar për filmat “Women in Love” dhe “A Touch of Class”.

Gjithashtu ajo luajti rolin e  Mbretëresha Elizabeth I në dramën e mirënjohur të BBC-së Elizabeth R.

Politika ishte gjithmonë e rëndësishme për të dhe ajo hoqi dorë nga aktrimi për t’iu bashkuar si deputete e Laburistëve në veri të Londrës nga viti 1992 deri në 2015.

Kjo përfshinte dy vjet si ministre e transportit në qeverinë e Re Laburiste të Tony Blair nga viti 1997.

Ajo më vonë u kthye në ekran, duke fituar një Bafta për rolin e saj të rikthimit në dramën televizive “Elizabeth is Missing” në 2020.

 

 

Po ndodh...

ide