Kriza prek SHBA-në, inflacioni shënon rritjen më të lartë në 4 dekadat e fundit

16 Gusht 2022, 10:43 / KOSOVA ALFA PRESS
Kriza prek SHBA-në, inflacioni shënon rritjen më të

SHBA po përjeton rritjen më të madhe të inflacionit në 40 vitet e fundit dhe kjo situatë po e godet rëndë vendin.

Në New York, një metropol me gati 9 milionë banorë, po bëhet gjithnjë e më e vështirë të paguash qiranë dhe ushqimin.

Në maj të këtij viti, çmimet e ushqimeve në New York u rritën me një ritëm të shpejtë, për herë të parë nga viti 1981. Kjo rritje u ngadalësua pak në qershor, por çmimet e ushqimeve në SHBA janë ende 9,1% më të larta se 12 muaj më parë.

Kjo është rritja më e madhe që nga viti 1981 e deri më sot dhe niveli më i lartë në 40 vitet e fundit.

Inflacioni i lartë është pasojë e ndërprerjeve në zinxhirët e furnizimit dhe të biznesit të shkaktuar nga vendosja e masave kundër pandemisë.

Mark Cohen, një profesor në Shkollën e Biznesit të Universitetit "Columbia", tha se qeveria po bën gjithçka që mundet për të vënë situatën nën kontroll.

Për shembull, Fed po rrit normat e interesit dhe Presidenti Joe Biden, ka detyruar kompanitë e naftës dhe gazit të rrisin prodhimin dhe të mbajnë të ulëta çmimet e benzinës. Por, Cohen beson se efektet e këtyre masave mund të bëhen të dukshme vetëm brenda një viti dhe jo më shpejtë.

Në të gjithë SHBA-në, rritja e inflacionit që nisi në kohën e pandemisë u ndal pak në korrik.

Është shumë herët për ta ndjerë atë në jetën e përditshme të New York-ut. Përveç kësaj, pagat janë ende në rritje, vlera e parave po bie ndërsa qiratë po rriten.

Po ndodh...