“Kurti tërhiqet sapo rritet presioni”, kreu i LDK në Top Story: Situata është e rënduar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një lidhje me skype në emisionin Top Story tha se Kosova ndodhet në një situatë të rënduar.
Sipas tij, Kurti ka krijuar kriza të njëpasnjëshme dhe kur rritet presioni ai tërhiqet.
Krasniqi: Ne që nga dita e djeshme jemi në situatë të re, se fakti që forcat serbe kanë hyrë dhe kanë rrëmbyer të tre policë vërtet që përbën një akt agresioni, kjo është përtej një shkelje sovraniteti, në këtë situatë është e rënduar e konsideroj që kemi marrë një kthesë të rrezikshme, kërkova që të mos aktrojmë normalitetin sepse nuk jemi në një gjendje normale dhe kërkova që kryeministri të vinte. Kryeministri as nuk e di, as ne se ku gjenden policët tanë se si janë a kanë probleme shëndetësore. Ishte vërtet një shqetësim, për më shumë është shqetësimi i të gjithëve. Kemi pasur një situatë ku edhe Kurti ka krijuar kriza të njëpasnjëshme. Ai krijon një krizë një situatë dhe pastaj tërhiqet nga ajo. Nuk ka asnjë reagim, nuk ka asnjë pozicionim të tyre që kjo ka ndodhur në territorin e Kosovës. Kjo është e pritshme kur ti i agravon raportet e Kosovës. Sot bëjnë një kthesë që KFOR të na ndihmojë.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


