Kush janë miliarderët e zhdukur në bordin e nëndetëses që po eksploronte Titanikun

Ekipet e kërkimit-shpëtimit janë në luftë me kohën për të shpëtuar personat që ndodhen në nëndetësen e zhdukur gjatë eksplorimit të rrënojave të Titanikut.
Ekipet amerikane dhe kanadeze, po vijojnë punën për të bërë të mundur shpëtimin e 5 personave që ndodheshin në bordin e nëndetëses.
Mbetjet e Titanikut ndodhen rreth 435 milje (700 km) në jug të St John’s, Neëfoundland dhe misioni i kërkim shpëtimit po vlerësohet tepër i vështirë.
-Kush janë personat që ndodhen në bordin e nëndetëses?
Hamish Harding, një eksplorues dhe biznesmen britanik 58-vjeçar i cili është kryetar i firmës së avionëve Action Aviation
Biznesmeni miliarder pakistanez Shahzada Daëood, dhe djali i tij Suleman
Është raportuar gjerësisht se Stockton Rush , CEO i OceanGate – kompania që organizoi misionin është në bord gjithashtu.
Eksploruesi francez 73-vjeçar Paul-Henry Nargeolet mendohet të jetë gjithashtu në bord, sipas një postimi në Facebook nga Harding para fillimit të zhytjes.
Sipas ekspertëve nëndetësja ka 70-96 orë oksigjen të mbetur, duke nisur nga ora 17:00 me orën lokale të së hënës.
Nga të dhënat paraprake duket se nëndetësja ka pësuar një defekt dhe ka përfunduar në fund të oqeanit.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128