Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për ratifikimin e pesë marrëveshjeve ndërkombëtare

13 Shkurt 2026, 14:43 / KOSOVA ALFA PRESS

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për ratifikimin e pesë

Në orën 15:00 mblidhet përsëri Kuvendi i Kosovës. Në rend të ditës janë pesë marrëveshje ndërkombëtare, dy prej të cilave pjesë e Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian.

Në rend janë Projektligji për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi aranzhimet për zbatimin e përkrahjes së Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit për reforma dhe rritje”.

Projektligji nr.10/L-003 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër” në mes të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

Projektligji nr.10/L-005 për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Kompas”, qasja gjithëpërfshirëse e Kosovës për forcimin e sistemit të shëndetësisë.

Projektligji nr.10/L-006 për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim (ANZH) për projektin “Edukimi në fëmijërinë e hershme dhe kujdesi për kapitalin njerëzor të Kosovës”.

Projektligji nr.10/L-004 për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për “Instrumentin për reforma dhe rritje për Ballkanin Perëndimor” ndërmjet Bashkimit Evropian, që përfaqësohet nga Komisioni Evropian si huadhënës, dhe Kosovës si huamarrës dhe Bankës Qendrore të Kosovës si agjent i huamarrësit.

 

Po ndodh...