Masakra me 11 të vrarë në Cetinjë, kryeministri Abazoviç shpall tri ditë zie në Mal të Zi

Mali i Zi do të mbajë 3 ditë zie në lidhje me masakrën që ndodhi në qytetin Cetinjë. Një 34-vjeçar, pas një sherri në familje ka qëlluar me armë zjarri duke vrarë 11 persona, ndërsa ka lënë të plagosur 6 të tjerë. Duke cituar burimet policore, televizioni publik malazez bëri të ditur se të shtënat ndodhën pas një mosmarrëveshjeje brenda një familjeje, ndërsa mes 11 personave të vrarë kishte edhe fëmijë.
Ngjarja e rëndë ndodhi dje pak pas orës 16:00 me orën lokale në Cetinjë, një qytet me rreth 18.000 banorë në jugperëndim të Malit të Zi.
Autori i ngjarjes, i cili fillimisht u llogarit si një prej viktimave, u identifikua me inicialet V.B. i moshës 34 vjeç. Dy persona kanë marrë trajtim në një spital në Cetinjë. Disa të tjerë u sollën në një spital në Podgoricë, sipas raportimeve të lajmeve.
Kryeministri Dritan Abazoviç tha se kjo ngjarje ishte më e rënda në kujtesën kolektive të malazezëve dhe bëri të ditur se qeveria e Malit të Zi do të shpallë tri ditë zie lidhur me ngjarjen e rëndë. “U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Malit të Zi që të qëndrojnë pranë me familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit e tyre, miqtë dhe të gjithë qytetarët e kryeqytetit të Cetinjës”, tha Abazoviç në Telegram.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
