Ndahet nga jeta sekretari i përgjithshëm i OPEC-ut

6 Korrik 2022, 13:53 / KOSOVA ALFA PRESS

Ndahet nga jeta sekretari i përgjithshëm i OPEC-ut

Sekretari i Përgjithshëm i OPEC-ut, nigeriani Mohammad Barkindo, ka ndërruar jetë papritur në moshën 63-vjeçare. Vdekja e tij e lë kartelin e naftës pa krye në një kohë të trazuar për tregjet.

Barkindo e ka drejtuar Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës që nga viti 2016 dhe ishte planifikuar të zëvendësohej nga Haitham Al-Ghais i Kuvajtit muajin e ardhshëm.

Nën drejtimin e tij, karteli krijoi lidhje me 10 vende të tjera prodhuese të naftës, si Rusia, për të formuar një grup më të gjerë të njohur si OPEC + në një përpjekje për të zbutur më mirë çmimet globale të naftës, të tronditur nga sfidat e pandemisë së koronavirusit dhe së fundmi nga lufta në Ukrainë.

"Kjo tragjedi është një tronditje për familjen e OPEC," shkroi OPEC me qendër në Vjenë.

"Ne shprehim dhimbjen dhe mirënjohjen tonë të thellë për mbi 40 vjet shërbim vetëmohues që Barkindo i dha OPEC-ut. Përkushtimi dhe udhëheqja e tij do të frymëzojnë OPEC-un për shumë vite në vijim."

Vetëm disa orë më parë, Barkindo - i cili nuk kishte treguar asnjë shenjë se ishte i sëmurë - ishte takuar me presidentin nigerian Muhammadu Buhari në Abuja, ku Buhari vlerësoi "arritjet e shquara të Barkindos në OPEC.

Po ndodh...