Ndalimi i kamionëve të mallrave nga Serbia, radhë e gjatë mjetesh në Merdare

Në pikën kufitare në Merdare, në territorin e Serbisë, janë duke pritur rreth 60 kamionë për të hyrë në Kosovë. Kolonat e këtyre kamionëve u shtuan, pasi kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se është marr vendimi për ndalimin e transportit të mallrave nga Serbia për në Kosovë, një vendim për rritjen e masave te sigurisë dhe kontrolleve në kufi, pas incidentit të djeshëm ku forcat e xhandarmerisë serbe rrëmbyen tre efektive të policisë së Kosovës.
“Në Kosovë nuk mund të hyjnë mallrat me origjinë nga Serbia, e as kamionët, pavarësisht nëse janë bosh apo transportojnë mallra nga ndonjë shtet tjetër, e nëse kanë targa të lëshuara nga policia serbe. Ndërkohë kalimi i pasagjerëve po zhvillohet normalisht.
Vendimi për ndalimin e importit të mallrave serbe pasoi arrestimin e tre policëve të Kosovës nga policia serbe. Autoritetet kosovare pretendojnë se se tre efektivet janë rrëmbyer në territorin e Kosovës, ndërsa institucionet serbe pretendojnë se janë arrestuar 1.3 km brenda në territorin e Serbisë.
Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kosovës, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla konfirmuan se ky vendim mbetet në fuqi deri në një vlerësim të ri të sigurisë,” – raportoi gazetarja e Euronews Serbia nga pika e kalimit kufitar në Kosovë.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

