“Nuk do të zgjaste gjithë jetën”, deputetja rrëfehet për marrëdhënien me futbollistin afrikan
Aktorja dhe deputetja kosovare, Adriana Matoshi është rrëfyer së fundmi mbi marrëdhënien bujshme që ajo pati me futbollistin afrikan 19 vie më të ri, Keith Groeneveld. Romanca midis tyre zgjati rreth 3 vite ndërsa Matoshi tregoi se ajo e dinte që kjo marrëdhënie nuk do të ishte e përjetshme.
Ajo tregon se dashuria mes tyre ka qenë shumë e madhe por si çdo gjë e bukur, dhe kjo do të kishte një fund, është shprehur aktorja kosovare. Adriana thotë se forcën më të madhe për të përballuar të gjitha sfidat në jetë e ka gjetur tek zoti dhe se nuk i frikësohet asgjëje që jeta i sjell përpara.
“Zgjati 3 vite. Por asnjëherë nuk kam thënë që ka për të zgjatur tërë jetën. Nuk më ka zgjatur asnjëherë as lidhja ime me ish-bashkëshortin tim që kam 4 fëmijë. Unë e kam menduar se ka për të zgjatur tërë jetën, nuk ka zgjatur.
Dashuritë e mëdha mendoj se shkëputen diku. Unë e kam përjetuar një dashuri të madhe që nuk jam pishman, sado që krejt bota shqiptare ka fol. Kam dashur të bashkoj botën, por s’më lanë.
Kur e ke besmin e plotë tek zoti, çdo gjë e merr më thjeshtë edhe më lehtë. Kam pasur gjithmonë besim tek ai. Dhe besoj se çdo gjë që është e shkruar në jetë për ty ti do e provosh dhe do e kalosh. Forca ime e vetme është zoti, për asnjë moment unë nuk jam frikësuar dhe jam pajtuar me çdo gjë që ai ka shkruar për mua”.
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128