“Nuk lëshojmë pe për Republikën e sigurt”/ Kurti: Të paktën 1 mld euro për mbrojtje e ushtri. Do ndërtojmë fabrikën e municioneve dhe dronëve

21 Dhjetor 2025, 15:16 / KOSOVA ALFA PRESS

“Nuk lëshojmë pe për Republikën e sigurt”/

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka premtuar buxhet prej 1 miliard eurove për mbrojtje.

Kurti ka deklaruar se në mandatin e ardhshëm, do të nisë edhe programi i rezervës vullnetare.

“Nuk lëshojmë pe për Republikën e sigurt: në mandatin e ardhshëm do të ndajmë të paktën 1 miliardë euro për mbrojtje dhe ushtri, do të ndërtojmë fabrikën e municioneve dhe dronëve ‘Made in Kosova’ dhe do ta nisim programin e rezervës vullnetare”, ka thënë më tej Kurti.

Po ndodh...

ide