OKB miraton rezolutën për Ukrainën, Rusia dhe 4 shtete të tjera kundër, Kina abstenoi

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ika miratuar me 143 vota pro rezolutën e titulluar “Integriteti territorial i Ukrainës: mbrojtja e parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara”, e cila dënon pseudo-referendumet ruse të mbajtura në territoret e okupuara të Ukrainës.
Kundër rezolutës votuan kundër 5 shtete të cilat janë Rusia, Bjellorusia, Koreja e Veriut, Nikaragua dhe Siria.Ndërkohë që 35 shtete të tjera abstenuan, mes tyre edhe Kina e cila nuk besonte se rezoluta ishte e rëndësishme.
Bashkë sponsorët e rezolutës ishin rreth 70 vende, duke përfshirë Ukrainën, të gjitha vendet e BE-së, Australinë, Gjeorgjinë, Republikën e Koresë, Moldavinë, Malin e Zi, Kamboxhia, Mbretërinë e Bashkuar, Myanmar, një numër vendesh në Amerikën Latine dhe rajonin e Paqësorit.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së hodhi poshtë të hënën thirrjen e Rusisë për të mbajtur një votim të fshehtë mbi një projekt-rezolutë që dënon “të ashtuquajturin referendum të paligjshëm” të Rusisë dhe “përpjekjen për aneksimin e paligjshëm” të katër rajoneve pjesërisht të pushtuara në Ukrainë.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
