Pasi shkatërruan qytetin, rusët planifikojnë të mbajnë paradë në Mariupol në 9 Maj

Pushtuesit rusë po planifikojnë të mbajnë një paradë në Mariupol më 9 maj nëse "operacioni i tyre special" ka sukses.
Këtë e ka thënë në Telegram Petro Andriushchenko, këshilltar i kryebashkiakut të Mariupolit.
"Sipas informacioneve tona, [i vetëshpallur 'kryetar i bashkisë' i Mariupolit] Ivashchenko u urdhërua të pastronte një pjesë të rrethit qendror të qytetit nga mbeturinat dhe trupat e të vdekurve për të siguruar mbajtjen e një parade më 9 maj. Duke gjykuar nga një grup i tërë të dhënash, pushtuesit planifikojnë të mbajnë një 'karnaval të fitores' në Mariupol më 9 maj nëse 'operacioni i tyre special' ka sukses", shkroi ai.
Sipas Andriushchenko, nuk ka pajisje apo njerëz për të mbajtur ngjarje të tilla në qytet.
Shërbimi i Sigurimit Shtetëror i Ukrainës SBU miratoi më 9 prill një njoftim dyshimi për Kostiantyn Ivashchenko, të cilin pushtuesit rusë e shpallën "kryebashkiak" të Mariupolit. Ai përballet me burgim të përjetshëm.
9 Maji shënon datën e fitores ndaj Gjermanisë naziste. Në Rusi njihet si "Dita e Fitores" dhe siç duket, jo më kot është zgjedhur kjo datë, mes një lufte që nisi me justifikimin e "denazifikimit të Ukrainës".
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


