Presidenti Francez, Macron i bën thirrje Putin të ndalojë luftën ndaj Ukrainës
14 Tetor 2022, 07:51 / KOSOVA

Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë thirrje për ndalimin e luftës në Ukrainë, ai ka tërhequr vëmendjen e Presidentit rus, Vladimir Putin duke thënë se duhet të ndalojë luftën dhe të respektojë integritetin territorial të Ukrainës.
“Ne po ndihmojmë Ukrainën të rezistojë në tokën e saj, të mos sulmojë kurrë Rusinë. Vladimir Putin duhet ta ndalojë këtë luftë dhe të respektojë integritetin territorial të Ukrainës”, shkroi Macron në Twitter.
Udhëheqësi francez shtoi gjithashtu se ai nuk dëshiron një luftë botërore.
Macron tha më herët në France se Ukraina do të marrë radarë dhe raketa për sistemet e mbrojtjes ajrore në javët e ardhshme.
Ai gjithashtu vuri në dukje se do të zhvillonte bisedime me Putinin sa herë që të ishte e nevojshme.
Po ndodh...
ide
Klithma e bukur e protestës, kundër estabilishmentit Rama-Berisha
Nga Mirela Karabina
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!
Nga Taulanda Jupi
Përse protesta buçet: Rama në burg, Berisha në burg!
Nga Ardi Stefa
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
