Rusët sulmojnë sërish centralin bërthamor Zaporizhia

Energoatom, kompania ukrainase e energjisë bërthamore, akuzoi sot Rusinë për një tjetër bombardim në centralin bërthamor Zaporizhia në Ukrainën jugore, i cili është më i madhi në Evropë.
“Terroristët rusë bombarduan sërish centralin bërthamor të Zaporizhias brenda natës”, tha Energoatom në një postim në Telegram.
Ky bombardim, siç raporton APE-MPE, shkaktoi dëme në një linjë të energjisë elektrike, e cila rezultoi në ndërprerjen e disa transformatorëve të reaktorit 6 të centralit bërthamor dhe funksionimin e gjeneratorëve të emergjencës për një kohë të shkurtër, shpjegoi Energoatom.
“As prania e inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) nuk po i ndalon” rusët, shtoi kompania ukrainase dhe i bëri thirrje IAEA të ndërmarrë veprime më të forta kundër Moskës.
Termocentrali bërthamor i Zaporizhia, të cilin forcat ruse e kanë pushtuar që në javët e para të pushtimit të Ukrainës në shkurt, ka qenë objektiv i bombardimeve disa herë në muajt e fundit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
