Samiti/ Vuçiç jep mesazhe nga Ohri: Kjo është iniciativë e njerëzve të Ballkanit

Ditën e sotme në Ohër po zhvillohet Samiti i radhës i 'Open Ballkan'. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në fjalën e tij u shpreh se në këtë nismë janë zgjidhur shumica e problemeve që kanë qenë për shume vite. Më tej ai ka shtuar se jo të gjithë janë dakord me këtë nismë, por, por kjo që ka nisur për Ballkanin tha ai nuk mund të ndalet.
“Kjo është iniciative e jona, e njerëzve nga Ballkanit, është iniciative e atyre që duhet të kuptojnë se duhet vetë të zgjidhin problemet e tyre
Çdo gjë që kemi bërë për ekonominë ekziston diçka që shihet në marrëdhëniet mes tre vendeve. Ne gati se probleme bilaterale nuk kemi. I kemi zgjidhur ato që kanë qëndruar prej 50-60 vjetësh. Ne duhet të jemi miq dhe të punojmë për interes të përbashkët.
Jo të gjithë mund të pajtohen me këtë iniciative, por kjo është diçka që nuk mund të ndalet. Kjo është një ide shumë e mirë. Të gjitha janë të mirëseardhur.
Propozoj që samiti i ardhshëm të jetë në Serbinë jugore”, tha Vucic.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128