Seanca për Kosovën në OKB, Vuçeviç: Do dëgjohet zëri i së vërtetës, por disa glorifikojnë Kurtin

Serbia nuk pret përfundime të rëndësishme nga seanca për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB, ku do të prezantohet raporti i sekretarit të përgjithshëm Antonio Guterres…
“Është mirë të dëgjosh zërin e së vërtetës për Kosovën, e megjithatë nuk pres përfundime të mëdha duke konsideruar polarizimin e shteteve anëtare lidhur me çështjen”, tha kryeministri Millosh Vuçeviç.
Sipas tij, çdo diskutim do të tregojë ndasitë e qarta, mes vendeve që e njohin pavarësinë dhe ata që siç tha, respektojnë sovranitetin e Serbisë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe kartën e OKB.
“Ata që mendojnë se Kosova është e pavarur, me siguri do të glorifikojnë apo justifikojnë lëvizjet e Kurtit dhe Prishtinës. Ata që respektojnë të drejtën publike ndërkombëtare do të vënë në dukje shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut që, fatkeqësisht, çdo ditë po ndodh ndaj serbëve dhe popullatës joshqiptare në territorin e Republikës së Kosovës”, deklaroi kryeministri Millosh Vuçeviç.
Kosova do të përfaqësohet në seancë, nga ministrja e Jashtme Donika Gërvalla. Vuçeviç kujtoi se qeveria në seancën e së hënës miratoi projektligjin lidhur me shpalljen e Kosovës si zonë e mbrojtjes së veçantë sociale, lëvizje që siç tha synon të stimulojë dhe forcoje komunitetin serb.
Ai përmendi gjithashtu projektligjin që autorizon organet e drejtësisë në Serbi të procedojnë vepra penale të kryera në territorin e Kosovës.
Çështja sipas tij, do të diskutohet së shpejti në Kuvendin e Serbisë. Vuçeviç tha gjithashtu se të gjitha aktet e miratuara në Kosovë nga 2008 , të cilat bien në kundërshti me marrëveshjet e arritura mes Beogradit dhe Prishtinës do të shpallen të paligjshme.
Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

