Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së bën thirrje për lejimin e korridoreve humanitare në Ukrainë

19 Prill 2022, 18:22 / KOSOVA ALFA PRESS

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së bën thirrje për

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres po bën apel për një pauzë humanitare katër-ditore të Javës së Shenjtë duke filluar nga e enjtja e Madhe dhe deri në të dielën e Pashkëve më 24 prill, sipas një deklarate. “Apeli i Pashkëve për Ukrainën” do të lejojë hapjen e korridoreve humanitare, ka thënë ai.  

"Në vend të festimit të një jete të re, kjo Pashkë përkon me një ofensivë ruse në Ukrainën lindore," shtoi ai. “Java e Shenjtë po vëzhgohet nën renë e një lufte që përfaqëson mohimin total të mesazhit të Pashkëve.”

Më tej ai ka shtuar se një pauzë humanitare do të lejojë kalimin e civilëve të gatshëm të largohen nga zonat e ku ka luftime të ashpra  dhe do të lejojë dërgimin e sigurt të ndihmave humanitare, për njerëzit në zonat e goditura rëndë duke përfshirë Mariupol, Kherson, Donetsk dhe Luhansk.  “Kombet e Bashkuara janë të gatshme të dërgojnë autokolona me ndihma humanitare gjatë kësaj periudhe në këto lokacione. Ne po ua dorëzojmë palëve plane të detajuara”, është shprehur Guterres.

Koordinatori i Ndihmës Emergjente Martin Griffiths informoi këtë mëngjes Këshillin ukrainas të Kishave dhe Organizatave Fetare – duke përfshirë udhëheqësit ortodoksë, katolikë, protestantë, myslimanë dhe hebrenj. “I frymëzuar nga Java e Shenjtë dhe gjithçka që ajo përfaqëson, unë u bëj thirrje të gjitha palëve – dhe të gjithë kampionëve të paqes në mbarë botën – të bashkohen me thirrjen time të Pashkëve,” vazhdoi ai. “Shpëtoni jetë. Ndaloni gjakderdhjen dhe shkatërrimin. Hapni një dritare dialogu dhe paqeje dhe mbani besim në kuptimin dhe mesazhin e Pashkëve.”

Po ndodh...

ide