Tragjedi në brigjet greke, humbin jetën 32 persona, dhjetëra të tjerë të zhdukur

14 Qershor 2023, 11:51 / KOSOVA ALFA PRESS

Tragjedi në brigjet greke, humbin jetën 32 persona, dhjetëra

Mbytja e anijes pranë Pylos është kthyer në një tragjedi pasi, sipas Rojës Bregdetare, deri më tani janë gjetur 32 trupa emigrantësh.

Hetimet nga Roja Bregdetare janë në vrull, ndërsa sipas informacioneve anija e peshkimit e përmbysur është 30 metra e gjatë dhe mbante të paktën 400 persona, me pasojë qindra persona dyshohet se janë të zhdukur.

Gjithsej 104 emigrantë janë shpëtuar deri më tani.

Katër prej tyre me hipotermi, janë marrë nga EKAV dhe po transportohen me helikopter S/P në spitalin e Kalamatës. 100 të tjerët u transferuan në portin e Kalamatës. Duhet theksuar se në momentin e gjetjes së tyre, asnjë nga personat e shpëtuar nuk kishte pajisje shpëtimi (jelek shpëtimi).

Anija e peshkimit kishte lundruar nga Tobruku (Libi) sipas informacioneve të para të autoriteteve; për këtë autoritetet greke janë njoftuar nga autoritetet italiane.

Në vendngjarje po operojnë dy varka patrullimi LS-EL.AKT, një mjet shpëtimi LS-EL.AKT, një fregatë e marinës dhe shtatë anije që lundrojnë pranë saj, si dhe një helikopter i Marinës dhe një mjet ajror pa pilot (UAV) të FRONTEX.

 

 

Po ndodh...

ide