Vajza e El Chapo pas arrestimit të të vëllait: Karteli vazhdon fuqishëm

Rosa Isela Guzman, vajza e madhe e Joaquin Guzman njohur si El Chapo duket në një makinë duke dëgjuar një këngë e cila në sfond thotë: “Familja Guzman nuk ka mbaruar, karteli po funksionon fuqishëm”.
Postimi në Twitter duket si një mesazh pas arrestimit të të vëllait.
Forcat meksikane të sigurisë arrestuan të enjten djalin e mbretit të drogës në Meksikë, Joaquin “El Chapo” Guzman. Ovidio Guzman-Lopez është djali që “El Chapo” ka me gruan e tij të dytë, Griselda Lopez Perez. Ai njihet gjithashtu me nofkën “El Raton”, (brejtësi) dhe identifikohet si një anëtarët e rangut të lartë të kartelit Sinaloa.
Emri i Rosa Isela Guzman u bë i njohur në vitin 2015 kur në një intervistë ajo tregoi sesi, falë mbrojtjes së politikanëve meksikanë, babai i saj mundi të arratisej nga burgu i Altiplanos.
Ajo është përgjegjëse për disa biznese në Kaliforni dhe ka 4 fëmijë.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128