Tragjike! 20-vjeçarja lind foshnjën në tualetin e emergjencës, e porsalindura ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Ferizajn pasi mësohet se një foshnje e porsalindur ka humbur jetën vetëm pak orë pasi lindi në tualetin e emergjencës.
Rasti i rëndë mësohet se ka ndodhur më 5 maj 2026 afro orës 19:45, në rrugën “Ramadan Rexhepi” në Ferizaj, sipas gazetës Sinjali.
Konkretisht, mësohet se shtetasja me iniciale F.M. rreth 20 vjeçare ka lindur foshnjën brenda tualetit të emergjencë. Për rrjedhojë e porsalindura është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore.
Pavarësisht ndërhyrjes së bluzave të bardha, fatkeqësisht foshnja nuk ka arritur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë rreth orës 01:00 pas mesnate, më 6 maj 2026.
Autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të tragjedisë. Ndërsa mësohet se rasti është regjistruar nga Prokuroria si “Vrasje e foshnjës gjatë lindjes”.
Nga ana tjetër, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Ndërkohë, e reja aktualisht thuhet se po merr trajtim në Spitalin Gjinekologjik të Ferizajt për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
