Vrasja e Liridonës, merren në përkujdesje nga shteti suedez dy fëmijët e mitur

10 Dhjetor 2023, 10:59 / KOSOVA ALFA PRESS

Vrasja e Liridonës, merren në përkujdesje nga shteti suedez dy

Vrasja e Liridona Ademajt nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, vijon të jetë në sitën e hetimeve.

Deri më tani për ngjarjen e rëndë janë arrestuar 4 persona, Naim Murseli, i cili dyshohet se porositi vrasjen e gruas së tij Liridonës, duke i premtuar 30 mijë euro Granit Plavës që ta kryente vrasjen.

Ndërsa, Kushtrim Kokalla dyshohet për marrëveshje për të kryer veprën penale “vrasje e rëndë”.

Gjithashtu dje u arrestua edhe Tomë Dodaj nga Gjakova, i cili dyshohet se i ka siguruar armën e krimit bashkëshortit të Liridonës, Naim Murselit dhe ekzekutuesit të dyshuar Granit Plavës.

Sa i takon dy fëmijëve të mitur, mësohet se ata kanë udhëtuar ditën e djeshme drejt Suedisë. Mësohet se shteti suedez tashmë i ka marrë ata në përkujdesje, pasi të miturit janë shtetas suedezë.

 

Po ndodh...

ide