Vuçiç refuzon të firmosë deklaratën e Samitit dhe sfidon BE: Nuk ka sanksione ndaj Rusisë

6 Dhjetor 2022, 21:42 / KOSOVA ALFA PRESS

Vuçiç refuzon të firmosë deklaratën e Samitit dhe

Presidenti serb ka sfiduar Bashkimin Europian në Samitin që u mbajt në Tiranë. Të gjithë liderët dolën me një deklaratë të përbashkët, ku dënonin agresionin rus në Ukrainë dhe angazhohen për më tepër sanksione.

“BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë të përbashkëta një numër sfidash të sigurisë që kërkojnë veprime të bashkërenduara, të cilat janë bërë edhe më të rëndësishme në kontekstin e luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor janë të vendosur të forcojnë më tej bashkëpunimin për çështjet thelbësore të sigurisë dhe mbrojtjes, edhe në nivel operacional. Në këtë drejtim, ne mirëpresim faktin që Partnerët kanë dëshmuar përkushtimin e tyre ndaj Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes (PPSM), duke kontribuar në misionet dhe operacionet e BE-së për menaxhimin e krizave”, thuhej në deklaratën e dalë nga Samiti.

Por i vetmi që nuk e ka firmosur, ka qenë presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Sipas mediave serbe, ai ka refuzuar të firmosë, duke mos pranuar të ketë sanksione ndaj Rusisë. Madje ai e ka lidhur këtë dhe me luftën në Kosovë, duke thënë se ata ja kanë borxh për shkak se e ndihmuan kur Beogradi përballej me sanksione pas luftës.

“Nuk mund të pajtohem apo të qëndroj pas deklaratës, pasi nuk isha unë ai që e shkrova deklaratën, por duhet ta them se ne nuk ramë dakord për sanksionet kundër Rusisë…Është fakt, dhe disa njerëzve u pëlqen, kurse disa të tjerëve jo. 

E thashë që sjellja ndaj sanksioneve është aktualisht, sjellja ndaj qytetarëve serbë. Nuk është normale që ne të marrim pjesë në politika të tilla. Ne e kuptuam mirë mesazhin e BE-së, e kuptova edhe gjatë diskutimit“, tha Aleksandër Vuçiç. Më tej ai shtoi: “Do të pyes njerëzit në Serbi, parlamentin dhe qeverinë e Serbisë, dhe do të pyes edhe pak veten”.

 

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128