Zyrtari ukrainas ngre alarmin: Rusët po i rrëmbejnë mësuesit
30 Gusht 2022, 11:00 / KOSOVA

Në qytetin Energodar, i pushtuar nga rusët, që ndodhet në rajonin e Zaporizhzhias, punonjësit e arsimit po ndihen të frikësuar.
Disa prej mësimdhënësve ukrainas janë rrëmbyer e dërguar në drejtime të panjohura, deklaroi kreu i bashkisë, Dmytro Orlov.
“Sot i kanë marrë disa mësues nga shtëpitë e tyre dhe i kanë çuar në drejtim të panjohur”, deklaroi Orlov, ndërsa u bëri thirrje punonjësve te arsimit që të jenë të kujdesshëm.
Ai kërkoi që sipas mundësisë, mësimdhënësit të lëvizin vetëm në territore që udhëhiqen nga ukrainasit.
Orlov theksoi se terrori në Energodar, ku pranë gjendet termocentrali bërthamor më i madhi në Evropë, nuk po ndalet, por po merr forma të reja.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
