Lëndohet punonjësi/ Arrestohet administratori i firmës në Lushnje

Administratori i një firmë private ka rënë në pranga në Lushnje, pasi kishte punësuar në mënyrë të paligjshme një 45-vjeçar. Ky i fundit është lënduar teksa po punonte një ditë më parë dhe është paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”, shtetasin L. P., 40 vjeç, banues në Berat, me detyrë administrator dhe drejtues teknik në një firmë ndërtimi, pasi ditën e djeshme, është dëmtuar gjatë kryerjes së punimeve në këtë firmë, shtetasi A. F., 45 vjeç, banues në Berat, i punësuar në mënyrë të paligjshme, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128