Leo Messi nuk ndalet, “pleshti” vendos dy rekorde të reja në Botëror
Leo Mesi ka përditësuar dy rekorde historike të golave, që janë në emrin e tij në Botëror. Pasi i shënoi Kepit të Gjelbër është në kuotën e 20 golave si askush tjetër.
Jo vetëm kaq. Mesi tashmë regjistron tetë ndeshje radhazi në Botëror, që shënon gol me Argjentinën.
Po ashtu një statistikë unike u regjistrua sot. Me 12 gola të kontribuar(6 gol+6 asist) në fazën me eliminim direkt të Botërorit, Mesi ka kaluar Mbape dhe Pele. Të dy kanë nga 11, ndërsa këto statistika njihen që nga viti 1966.
Në këtë Botëror e kryeson renditjen e golashënuesve me shtatë gola. Realizimi ndaj Kepit të Gjelbër në minutën e 29-të ishte mjaft i bukur.
Mosha për Mesin po rezulton vetëm një numër. 39-vjeçari është i pandalshëm dhe po udhëheq Argjentinën në ëndrrën për të fituar sërish trofeun.
Po ndodh...
Vulën që Edi Rama ia dha Sali Berishës, ia mori populli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128