Griselda Blanco: 8 gjëra që ndoshta nuk i dini për "kumbarën" e mafies kolumbiane

15 Qershor 2023, 12:21 / MADE IN ALFA ALFA PRESS

Griselda Blanco: 8 gjëra që ndoshta nuk i dini për

Nuk duhet shumë për të imagjinuar se “zoti i drogës”, kolumbiani Pablo Escobar, duhej të përballej me rivalë të frikshëm për kontrollin e trafikut të drogës . 

Por që një nga më agresivet ishte një grua ka një efekt të caktuar, sidomos në një mjedis thellësisht të dominuar nga meshkujt si ai i karteleve mafioze të Amerikës së Jugut të viteve 1970. 

Dhe historia e Griselda Blanco është pikërisht aty për të na thënë të kundërtën: grua, nënë por mbi të gjitha“kumbare”, ajo ishte një nga “bosset” më gjakatare të të gjitha kohërave. 

KRIMI I PARË. E lindur në vitin 1943 në Cartagena, Kolumbi, Blanco u rrit në një qytezë ku shkalla e vrasjeve thuhet se ishte aq e lartë sa fëmijët e kalonin kohën e tyre duke hapur gropa për trupat e mbetur në rrugë. 

Në moshën 11-vjeçare, me një grup shokësh, ajo rrëmbeu një djalë 10-vjeçar nga një familje e pasur. Ata kërkuan një shpërblim, por kur u bë e qartë se familja nuk ishte e gatshme të paguante, shefja e vogël qëlloi viktimën, duke kryer krimin e parë të tmerrshëm në një seri të gjatë.

Në moshën 14-vjeçare, ajo la shtëpinë e nënës së saj përt'i shpëtuar abuzimit të njerkut, duke endur rrugëve derisa në mesin e viteve 1970 emigroi në Nju Jork me bashkëshortin e saj të dytë, Alberto Bravo. 

Atje, ajo filloi të merrej me tregtinë e kokainës, duke mbledhur një listë klientësh që përfshinte yje të Hollivudit dhe atletë të famshëm. Dhe kur FBI e vuri re, ajo u zhvendos në Miami, ku ndërtoi themelet e perandorisë së saj. 

Sipas DEA (agjencia federale amerikane kundër drogës) kumbara arriti të kishte deri në 600 persona në listën e pagave.

LUFTA ME PABLON. Majami në vitet e zymta të 70-ta ishte gjithashtu një zonë gjuetie për Pablo Escobar, i cili shpejt u përlesh me bosen, në një nga luftërat më të përgjakshme mafioze që ka ndodhur ndonjëherë në tokën amerikane. 

Rolin e mbretëreshës së trafikut të drogës, Blanco e fitoi falë pamëshirshmërisë së saj. 

Megjithëse është e vështirë të llogaritet saktësisht se sa njerëz humbën jetën nga kjo përleshje mes grupeve por vlerësohet se numri i viktimave luhatet nga 40 në 240: mes tyre dhe i vogli Johnny Castro, një djalë dy vjeçar, icili ishte në makinë me babain e tij Jesus "Chucho" Castro, të cilin Blanco kishte urdhëruar ta vrasin, sepse ai nuk kishte respektuar djalin e saj.

Pëlqente filmin “Kumbari’.  Blanco e adhuronte aq shumë filmin Kumbari të Francis Ford Coppola-s, sa e quajti djalin e saj të tretë Michael Corleone. 

Me zgjedhjen e këtij emri, kumbara shpresonte një të ardhme të ndritur kriminale për djalin e vogël, por parashikimi i saj doli i rremë: babai i Michael dhe vëllezërit e tij më të mëdhenj u vranë të gjithë para se ai të mbushte 16 vjeç. 

Dhe nuk kaloi shumë kohë dhe ajo vetë u dënua me dekada pas hekurave, duke e lënë Michael të vogël nën kujdesin e gjyshes së tij nga nëna dhe kujdestarëve të tjerë.

VEJUSHA E ZEZË. Përveç të qenit kumbare, Griselda Blanco njihej edhe si e ‘vejusha e zezë ( titulli i serialit televiziv të frymëzuar prej saj): pseudonimi rrjedh nga akuza për vrasjet e urdhëruara gjithashtu dhe për vrasjen e të tre burrave të saj.

Në historinë e krimit, Blanco nuk njihet vetëm për mizoritë e saj, por edhe për krijimtarinë e saj.

Sipas Miami New Times dyshohet se Blanco "krijoi një linjë të brendshmesh me ndarje sekrete për ruajtjen e drogës". 

Për ta bërë këtë, ajo shkoi aq larg sa hapi një fabrikë prodhimi për të brendshme në Medellin, e përkryer për trafikun e drogës. 

Por kjo nuk ishte vetëm një risi.

Blanco solli idenë e përdorimit të vrasjes me motoçikleta në SHBA dhe, për më tepër, në vitin 1979 ishte ajo që orkestroi atë që hyri në histori si masakra e Dadeland Mall në Miami. 

Tre vrasës të armatosur, në një furgon të pajisur si"karrocë lufte", vranë dy burra dhe plagosën një të tretë, brenda një dyqani pijesh alkoolike, duke qëlluar dhjetëra e dhjetëra të shtëna në pak minuta. 

Ishin masakra si kjo që ndërtuan reputacionin e Miamit të viteve 1970 si qyteti më i rrezikshëm në botë.

ARRESTIMI DHE VDEKJA. Kumbara u arrestua në vitin 1985 dhe kaloi rreth njëzet vite në burg; ajo u riatdhesua në Kolumbi në vitin 2004.

Në burg ajo me sa duket iu afrua fesë, duke u bërë një e krishterë e rilindur. 

Më 3 shtator 2012, Blanco teksa ishte në një dyqan mishi në Medellin, së bashku me nusen e saj, një burrë me motor iu afrua dhe qëlloi dy herë, duke e vrarë me metodën që për ironi, ajo kishte zhvilluar vetë.

 

Po ndodh...