Njutoni i shek.19-të - James Clerk Maxwell (1821-1865)

15 Qershor 2022, 09:53 / AKTUALITET ALFA PRESS

Njutoni i shek.19-të - James Clerk Maxwell (1821-1865)

Ky që shihni në të djathtë të fotos është James Clerk Maxwell, ndërsa ajo në të majtë është vepra e tij. Askush para tij nuk e kishte imagjinuar që dukuri të tilla, aq të ndryshme, si Elektriciteti, Manjetizmi dhe Optika (drita) do të kishin lidhje me njëra-tjetrën. Askush nuk mund ta imagjinonte se këto 4 ekuacione diferenciale do të përmbanin brenda tyre aplikime praktike të mrekullueshme si Radio, Televizori, Celulari dhe Interneti dhe “valët elektro-magnetike” që janë në themel të funksionimit të tyre.

Atë që bëri Njutoni, para 2 shekujsh - unifikimin e dukurive Mekanike, me 4 ekuacionet e famshme që mbajnë emrin e tij, po atë bëri Makswelli me dukuritë Elektro-Magnetike, me ekuacionet që mbajnë po emrin e tij. Mesa duket ka një ligjësi universale: - vjen një kohë kur grumbullimi i përvojës disa vjeçare të njerëzimit ndjen nevojën të klasifikohet, të modelohet dhe sintetizohet në një paketë ekuacionesh të thjeshtë dhe elegantë, të cilët, nga ana e tyre, japin zgjidhje dhe bëjnë parashikime teorike dhe praktike për disa breza pas tyre.

Fatkeqësisht jetoi vetëm 48 vjet! Mbase Natyra i thërret në gjirin e saj më parë se të tjerët për nevojat e saj për ne ende misterioze.

Po ndodh...