Refleksione/ Delegjitimimi i “elitave”

Vite më parë, kur isha mësues në një fshat të largët malor, një plak i moçëm, duke dashur të vlerësonte punën e mësuesit, më thoshte: “Dëgjo bir, një mësues i keq prish një klasë, një drejtor prish një shkollë, një drejtues arsimi prish një rreth dhe një ministër arsimi prish një komb!”
Përvoja popullore, me atë zgjuarsinë e vet natyrore, kish ditur të evidentonte se roli i njeriut dhe ndikimi i tij mbi shoqërinë përreth, varet shumë nga pozicioni i tij social. Po ai njeri, në pozicione të ndryshme të piramidës sociale, ndikon në mënyra të ndryshme mbi shoqërinë, qoftë për mire, qoftë për keq.
Ata individë, veprimtaria e të cilëve ndikon mbi një masë të madhe njerëzish, unë do t’i quaj “Elita” ose individë elitarë. Ata mund të jenë politikanë, akademikë, shkrimtarë, gazetarë, njerëz të ligjit etj.
Ndonëse sot i mëshohet shumë pasjes të “Institucioneve” të mira dhe jo “individëve” të mirë, unë mendoj se pa Elita të afta dhe atdhedashëse, që e kanë të zhvilluar ndjenjën e përgjegjësisë publike për punën që kryejnë, nuk mund të ketë as Institucione të mira.
Termi “Degradim i Elitave” është përdorur kaherët në biologji, fillimisht në bujqësi e mandej në blegtori, kur bujku apo blegtori konstatonte se fara e zgjedhur për shumim (fara elitë), që presupozohej të ishte më e mira dhe më e fuqishmia për të siguruar prodhimtari të lartë, rezultonte të ish më e keqja dhe më e dobëta. Më vonë ky term u përdor edhe në sociologji, ku popujt e lashtësisë, të diktuar nga nevojat ekzistenciale të luftës për mbijetesë, ishin shumë të kujdesshëm në përzgjedhjen e prijësve të tyre ushtarakë apo drejtuesve politikë, që të ishin ndër individët me aftësi më të spikatura fizike, morale dhe mendore (kujtoni filmin “Sulejmani i Madhërishëm” sesi edukoheshin Pasardhësit). Më vonë, me zhvillimin e shoqërisë, fuqia fizike erdhi dhe ia la vendin fuqisë mendore, duke u bërë sot “intelekti” pasuria më e madhe e një kombi.
Historikisht shqiptarët kanë pasur tre “Elita” kombëtare:
Elita postosmane (1912-1944)
Pjesa më e madhe e firmëtarëve të Pavarësisë, e delegatëve të Kongresit të Lushnjës, deputetet dhe qeveritarët e Mbretërisë zogiste apo pjesa dërmuese e atyre që zotëronin pasurinë e këtij vendi, ishin individë që kishin pasur poste apo privilegje në Perandorinë Osmane (përfshi këtu edhe të krishterët, si prijësat veriorë të bajraqeve apo tregtarët e qyteteve). Ne nuk patëm elita të reja, të dala gjatë luftës për çlirim kombëtar, siç patën p.sh. grekët apo serbët, që të mos kishin asnjë lidhje me Perandorinë Osmane. Shumica prej tyre mbartnin mentalitet dhe kulturë lindore, duke qënë njëherazi edhe pronarë të mëdhenj tokash, të fituara me dekrete të sulltanit, për shërbime ndaj perandorisë. Këto elita, ndonëse kontribuuan në lindjen e shtetit shqiptar dhe mbrojtën integritetin e tij territorial, nuk u shkëputen dot nga interesi i tyre vetiak dhe i shtresës që përfaqësonin. Elita postosmane, e vjetër në moshë dhe mentalitet, nuk i hapi rrugë elitave të reja, të formuara në perëndim, dhe qëndrimi i tyre refraktar ndaj reformave, aq të domosdoshme për të cilat kish nevojë vendi (kujto dështimin e reformës agrare nga Zogu), bëri që ata të delegjitimoheshin (humbën besimin) në sytë e popullit, duke e shtyrë këtë të fundit në prehrin e demagogjisë komuniste, aq shumë tërheqëse aso kohe, veçanërisht tek rinia shkollore. Ndonëse ishin në drejtimin e vendit, si politikisht ashtu edhe ekonomikisht, ata degraduan, duke përfunduar jo pak prej tyre në burgjet apo kampet shfarosëse komuniste, duke qenë për mua përgjegjësit kryesorë që Shqipëria ra nën sundimin komunist, ndonëse këtu nuk shkeli çizmja e asnjë ushtari të huaj.
Sistemi i vjetër osman la pas institucionin e “Tarafit”, sipas të cilit posti politik apo administrativ shihej si burim fitimesh dhe në këmbim të besnikërisë ndaj “tafafit”, në shërbim të së cilit vihej titullari, ai detyrohej t’i jepte eprorit të vet një pjesë te fitimeve të kundraligjshme që ia siguronte posti dhe t’a mbështete në kohë zgjedhjesh. Forca lëvizëse e këtij sistemi ishte Korrupsioni.
Sipas shprehjes të një studiuesi: “Lufta e Dytë Botërore qe për shoqërinë shqiptare si një tërmet për një ndërtesë të ndërtuar keq./ Përgatiti: Klodi Stralla, Alfapress
(vijon)
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
