Sultjash, ëndrra e një mbrëmbje në çdo stinë

Sultjashi është ëmbëlsira që çdokush e njeh. Nuk ka nënë dhe grua që nuk e përgatit të paktën 1 herë në muaj sidomos gjatë rritjes së fëmijëve. Përgjigjia është e thjeshtë përse. Vetëm tri përbërës bazë, qumësht, oriz dhe sheqer dhe rezultati është i shkëlqyer. Një masë si kajmak që të shkrihet në gojë dhe kanella që i jep një aromë unike. Edhe pse është shumë e njohur si recetë, Alfa e sjellë për ju me disa sugjerime shtesë si një vakt darke, që pasi e keni lënë të paktën dy orë në frigorifer do t’ju bëj të lëpini gishtat familjarisht.
Sutjash me fruta të thata
Koha e përgatitjes: 10 minuta
Koha e gatimit:45-60 minuta
Vështirësia e ulët
Për 4 persona
Përbërësit
500 ml qumësht, 200 gr oriz, 100 gr sheqer, 100 ml ujë, vanilje ose lëkura limoni (nëse dëshironi për aromatizim), kanellë, arra dhe fruta të tjera të thata sipas dëshirës.
Përgatitja
1. Hidhni në një tenxhere të thellë që nuk ngjit si fillim sasinë e ujit dhe orizit.
2. Lërini të marrin valë dhe kur masa fillon të trashet dhe të marr formën e një pelteje (kokrrat e orizit fillojnë të zbërthehen), shtoni sasinë e sheqerit si dhe aromatizuesit (vanilje ose lëkurë limoni).
3. Ulni temperaturën e gatimit në minimun (zjarr i avashtë), shtoni sasinë e qumështit dhe lëreni masën të ziejë por duke e trazuar vazhdimisht që masa të mos digjet ose ngjitet në fundin e tenxheres.
4. Procesi i zierjes duhet të zgjasë rreth 45- 60 minuta. Qumështi dhe orizi duhet të krijojnë një masë të vetme kremoze duke u trashur dalëngadalë.
5. Shpërndajeni masën në 4 tasa. Lëreni të ftohet pak dhe i hidhni sipër si garniturë kanellë, arra të grira ose fruta të tjera të thata sipas dëshirës.
6. Lëreni të pushojë të paktën 2 orë para se ta shërbeni.
Këshilla e shefit
Ø Për një sultjash sa më të mirë zgjidhni oriz kokërr vogël për pilaf.
Ø Nëse masa nuk bëhet kremoze mund të përdorni pak niseshte, që tretet në qumësht të ftohtë dhe më pas shtohet tek masa e sultjashit pak përpara përfundimit të gatimit.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
